Ardi Veliu dhe Erik Akerboom

Kronikë
Top 24

Ardi Veliu takim me homologun holandez: Operacioni 'OAZ' do të pasohet nga të tjerë

26 Shtator 2018, 13:36| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 13:50

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka marrë pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që po zhvillohet në qendrën e Europol në Hagë, Holandë.

Gjatë kësaj vizite, ai ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Holandës, Erik Akerboom, të cilin e falenderoi për bashkëpunimin gjatë operacionit të fundit të koduar "OAZ". Operacion ky që goditi një grup kriminal që operonte në Shqipëri dhe Holandë. 

Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta.

Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë holandeze shprehu falënderime për punën e policisë shqiptare dhe të oficerëve të kontaktit në të dy vendet. 

Në operacionin Oaz të zhvilluar nga Policia e Shtetit, prokuroria, shërbimet partnere dhe Shërbimi Informativ Kombëtar u arrestuan 11 persona, të akuzuar si autorë të ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?