Kultura
Drejt Punës

Ardian Guni, 28-vjeçari krutan që ruan me besnikëri prej 5 brezash traditën e qeleshepunuesve

21 Maj 2021, 12:12| Përditesimi: 21 Maj 2021, 12:22

  • Share

Kruja një vend që mban aromën e identitit kombëtae, e mahnitshme mënyra se si ndjesitë e së shkuarës dhe të tashmes bashkohen në këtë destinacion që nuk është më shumë se 50 minuta larg Tiranës.

Artizanët duket se janë gjithmonë e më të pakët në numër, brezat e të rinjve duken fare pak të interesuar drejt këtij profesioni. Mirëpo në një kohë që të rinjtë po drejtohen në rrugë që të cojnë në profesionet e të ardhmes, ka të rinj të rrallë e unik që dëshirojnë të ruajnë ende traditën e të parëve. Ardian Guni 28-vjecari krutan ka vendosur që ta vazhdojë me besnikëri këtë traditë që ruhet prej 5 brezave në familjen e tij.     

 “Këtë profesion mua ma ka mësuar gjyshi, ma mësoi kur isha në një moshë shumë të vogël, ma mësoi vetëm për ta ditur, ka qenë e vështirë ta mësojë. Kam qenë rreth 14-15 vjec ku një pjesë të ditës vija e kaloja këtu në dyqan dhe merresha me ndonjë punë të vogël”

Mjaftojn shumë pak materiale për të krijuar qeleshen tradiconale, e megjithatë profesioni ka mjaft sekrete që të quhesh një artizan.

Pas krijimit vjen edhe pjesa më e vështirë e punës së këtyre artizanëve, ndërsa zhvendosemi në pjesën e dyqanit ku ai ka zgjedhur  të shesë produktet e krijuara vetëm nga duart e tij e në mënyrë artizanale tregon për vështirësitë që të gjithë artizanët prekin në përditshmërinë e tyre, faktin që duhet t’I mbijetojnë një tregu ku blerës  kryesor kanë turistët e huaj e në kohën e pandemisë gjërat janë vështirsuar edhe më shumë:

Periudha kur ne shesim produkte është kur hapet sezoni turistik, por kjo periudha e pandemisë ka ndikuar disi për keq pasi ne jemi të lidhur drejpërdrejt me sektorin e turizmit por turizmi është mbyllur. Periudha kur kemi më shumë shitje është nga marsi në tetor, presim që të rinisi sepse edhe pandemia po shkon drejt fundit” tha ai.

Por a mjafton dëshira e mirë, besnikëria ndaj traditës dhe këmbënguljes për të vazhduar punën e parardhësve të tyre që të rinjtë si Ardian Guni të vazhdojnë të mbajnë gjall një pjesë të rëndsishme e thelbësorë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen, për të na kujtuar nga vijjmë e kush jemi….në një kohë që të gjithë kërkojnë të harrojnë janë të rinjtë si Ardiani që na bëjnë të kujtojmë…

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?