Ardian Ismajli

Ardian Ismajli magjeps Conten, Napoli 'sparkatë' Juventusit për mbrojtësin e Kombëtares

21 Nëntor, 08:56| Përditesimi: 21 Nëntor, 09:25

  • Share

Kapiteni i Kombëtares dhe mbrojtësi i Empolit, Ardian Ismajli është ndër emrat e preferuar në tregun e transferimeve.

'La Repubblica' shkruan për interesimin e Napolit, me mbrojtësin që ka pasur një sezon të mirë deri më tani. Qendërmbrojtësi shqiptar në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, la përshtypje të mirë, duke mbuluar si duhet Romelu Lukakun dhe ngjallur kureshtjen e drejtuesve napolitantë, të cilët kërkojnë një element për të forcuar prapavijën në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve, lojtari do të zëvendësonte Juan Jesus, koha e lojës së të cilit është gjithnjë e më e pakët dhe aventura e të cilit në Napoli duket se ka marrë fund.

Për Ismajlin ka interes edhe nga Juventus, ndërsa janar duket se do e gjejë mbrojtësin me një ekip të ri. Te Napoli ai do gjente edhe Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?