Torino në Serie A ka konfirmuar se lëndimi i Ardian Ismajlit është më i rëndë nga sa pritej dhe për këtë arsye mbrojtësi 29-vjeçar do mungojë për Kombëtaren në sfidën kundër Serbisë, e cila luhet më 11 tetor në Leskovac dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Më 29 shtator, Ismajli la fushën pas 75 minutash lojë në humbjen 2-1 të Torinos në Parma. Megjithëse Sylvinho e përfshiu në listë pasi testet mjekësore nuk kishin dalë ende, vetëm dje u konfirmua në Ismajli vuan një lëndim në këmbë, gjë që do e mbajë jashtë edhe për të paktën tre javë.
Kësisoj, Sylvinho humbet një prej titullarëve dhe krah kapitenit Gjimshiti në prapavijë pritet të vendosë Arlind Ajetin. Të gatshëm për atë pozicion janë edhe Enea Mihaj dhe Klisman Cake (risia e këtij grumbullimi).
Ekipi kuqezi do grumbullohet sot në Tiranë për të nisur përgatitjet anti-Serbi.
Komente
