Ardian Ismajli prezantohet te skuadra e Torinos në Itali

Sport

Ardian Ismajli prezantohet te Torino: Ndihem si kapiten edhe pa shiritin në krah

12 Shtator, 14:34| Përditesimi: 12 Shtator, 14:38

  • Share

TORINO, Itali - Ardian Ismajli zyrtarisht është prezantuar te Torino me një video ku është pyetur më shumë për jetën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares, këtë verë la Empolin dhe u bashkua me Torinon në Serie A. Në fjalët e tij, 28-vjeçari tha se ndihet si kapiten kur del në fushë, edhe pse pa shiritin në krah.

“Jam këtu prej disa javësh dhe ndihem shumë mirë. Qyteti më pëlqen shumë, edhe bashkëshortes sime. Torino është një klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm, prandaj kur më kontaktuan, nuk hezitova”, u shpreh ai.

I lindur në Kosovë, Ismajli foli edhe për rrënjët dhe familjen e tij.

“Jemi tre fëmijë, babai merret me politikë, vëllai është polic, por më parë ka luajtur futboll, ndërsa motra eksperte IT", tregoi ai.

Sa i përket rolit në skuadër, Ismajli tha se ndihet gjithmonë si lider.

“Jam ndjerë gjithmonë kapiten edhe pa shirit. Me Shqipërinë pata nderin ta mbaj shiritin, një moment historik për familjen time. Dua t’i ndihmoj të rinjtë, sepse vetë kam kaluar vështirësi dhe di si t’i përballoj”, vijoi mbrojtësi.

Ismajli e konsideroi Serie A si realizim ëndrre.

“Ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Jam gati të përshtatem si në mbrojtje me tre ashtu edhe me katër lojtarë. Mesazhi për tifozët? Luftëtarët nuk dorëzohen kurrë. Ky është shpirti që do të jap gjithmonë në fushë me fanellën e Torinos”, mbylli prezantimin Ismajli.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?