Ardian Ismajli

Sport

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin

23 Dhjetor, 12:38| Përditesimi: 23 Dhjetor, 12:40

  • Share

Ardian Ismajli nuk do rinovojë me Empolin. Kontrata e mbrojtësit 28-vjeçar skadon në verën e 2025 dhe klubi i Empolit do pranojë në afatin kalimtar të janarit çdo ofertë për mos e humbur falas në qershor kapitenin e ekipit.

Nga Italia, gazetari Nicolo Schira konfirmon se Empoli dhe Ismajli nuk janë pajtuar për një rinovim, me Napolin dhe Juventusin që prej kohësh kanë shprehur interes për ta pasur lojtarin në ekip.

Duket se Ismajli në janar do duhet të zgjedhë mes Napolit dhe Juventusit, me interesin e tij që është të sigurojë sa më shumë minuta. Ismajli ka ende edhe pak ditë për të vendosur nëse do jetë nën urdhërat e Contes apo Mottas.

Një tjetër indicie që i jep më shumë vlerë këtyre zërave është edhe fakti se Empoli ka arritur akordin verbal me një tjetër mbrojtës. Mësohet se ish-mbrojtësi i Torinos, Djidji ka pranuar që të bëhet një lojtar i Empolit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?