ITALI - Ardian Ismajli mund të mbetet sërish në Serie A, pavarësisht rënies së Empolit në Serie B. Mbrojtësi i Kombëtares është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere, me disa klube që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, së fundmi edhe Torino.
Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati, po punon për të përforcuar repartin mbrojtës dhe Ismajli është një nga emrat që po vlerësohen nga afër. Aftësitë e tij, përvoja në Serie A dhe statusi si lojtar i lirë pas rënies së Empolit, e bëjnë atë një opsion tërheqës për klubin “granata”.
Përveç Torinos, interes për 27-vjeçarin kanë shfaqur edhe Bologna dhe Verona, ndërsa në garë janë futur edhe disa klube nga kampionati turk, të cilët kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit.
Komente
