Prej disa muajsh “Arkivi i hapur” është ekspozita e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve. Rreth 500 vepra në skulpturë, pikturë edhe karikaturë, të realizuara nga artistët e arteve pamore gjatë realizmit socialist dhe disa përfaqësues të fillim viteve ‘90 prezantojnë zhvillimin e arteve figurative në vendin tonë për disa dekada. Artisti Ardian Isufi teksa rrëfen rëndësinë e madhe të kësaj ekspozite, ndalet dhe tek mungesa e dialogut, që ekziston midis këtij institucioni edhe publikut
“Ekspozita aktuale në Galerinë Kombëtare të Arteve ka dy aspekte. Së pari. është interesante koncept-ideja dhe qëndrimi për të ekspozuar të gjithë magazinën që ka GKA. Por, nga ana tjetër s’kemi një tekst kuratorial, sa i përket historisë dhe të dhënave të tjera dokumentare, që kanë të bëjnë me veprat që janë ekspozuar. Është i cunguar ky informacion. Megjithatë, e shikoj këtë si një vazhdimësi të sjelljes dhe individit në këtë institucion. Më vjen keq, se duke parë se çfarë po bëjnë galeritë edhe muzet ndërkombëtarë në botë, komunikimi dhe publikimi, janë dy elementë që i mungojnë institucionit”, thotë Isufi.
Sa i përket pasojave të Covid 19 gjatë vitit që lamë pas dhe 2021-it, Isufi sugjeron që komunikimi digjital midis institucioneve të kulturës dhe publikut të jetë më i madh
“Është një periudhë e vështirë kjo që po kalojmë për shkak të pandemisë, sjellja njerëzore ka hyrë në një stad të ri dhe arti goditet më shpjet në këtë rast. Pasi një element social më i mirë, ndihmon në zhvillimin e kulturës. Ndërsa, nuk shoh asnjë pikë, që ajo ccfarë ne themi të gjejë një reflektim, qoftë nga GKA apo hapësirat e tjera të kulturës, që të futen në formatet e reja teknologjike. Nuk jam që GKA të jetë një magazinë e madhe që kush të dojë të ekspozojë, por nga ana tjetër po krijohet poli i kundërt, ku kemi një varfëri të skajshëm të ideve edhe promovimit të fenomenit dhe grupimit artistik. Ajo që po harrohet sot në GKA është komunikimi virtual. Kjo do të ishte një mënyrë që GKA të ishte më pranë publikut në mënyrë digjitale ”, përfundon Isufi.
Ekspozita “Arkivi i hapur” vazhdon që të qëndrojë hapur në galerinë kombëtare të arteve.
Ky Ardjan Isufaj eshte nje idjot dhe eshte fatkeqesi qe e mbajne ne institut te arteve....
Përgjigju