Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina - heroina e Revolucionit grek - ka qenë apo jo “shqiptare”.
Debati vjen jo vetëm i politizuar, por edhe i barsur me keqkuptime historike dhe gjuhësore.
Duke filluar që nga kuptimi i fjalës “shqiptar”, referuar një identiteti etnik/kombëtar.
Bubulina ishte arvanite - i përkiste komunitetit të arbërorëve, që ishin zhvendosur në trojet “greke” që herët në Mesjetë.
Për grekët e sotëm, arvanitët dhe shqiptarët janë identitete të ndryshme. Asnjë grek nuk do të përdorte fjalën Αλβανός, për arvanitëve; dhe as do ta quante gjuhën e tyre αλβανικά.
Këto dy fjalë i referohen - në greqishte - shqipes që flitet sot në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetiu në Ballkan; dhe komuniteteve që e flasin.
Arvanitët e djeshëm dhe shqiptarët e sotëm i ndan jo vetëm koha, por edhe tipare të tjera të identitetit kolektiv, si feja.
Tek e fundit, revolucioni grek vërtet nisi si përpjekje e armatosur kundër sundimit osman, por në realitet u shpreh edhe si revoltë anti-myslimane.
Shumë shqiptarë myslimanë (por edhe katolikë) u dërguan nga Perandoria Osmane të luftojnë kundër kryengritësve grekë.
Edhe pse gjen tek-tuk prova të një dhemshurie etnike ekstra-fetare mes arvanitëve që luftonin kundër shqiptarëve myslimanë (p.sh. në kujtimet e Kollokotronit), sërish te shqiptari mysliman arvanitët kryengritës shihnin përgjithësisht armikun mysliman, jo vëllain e gjuhës dhe të gjakut.
Përkundrazi, zgjimi kombëtar i shqiptarëve, gjatë shekullit XIX, ishte haptazi anti-osman, por nuk ishte – dhe nuk mund të ishte - antimysliman, sa kohë që shumica e shqiptarëve ishin të besimit islam.
Si luftëtare dhe heroinë e revolucionit grek, Bubulina do të identifikohet më shumë me idealet e revolucionit grek, se me trashëgiminë e saj arbërore-arvanitase.
Ata nga ne, që i quajnë “shqiptarë” heronjtë arvanitë të revolucionit grek dhe u thonë grekëve se “ua dhamë ne”, bëjnë një gabim historik elementar; madje më shumë se një.
Eliminojnë nga ekuacioni faktorin fetar në identitetin etnik të fillimshekullit XIX, kryesisht ngaqë për ne shqiptarët e sotëm - që u përkasim tre feve të ndryshme plus masa jo e vogël e atyre që nuk besojnë - faktori fetar nuk ngre peshë në identitetin kombëtar.
Përkundrazi, grekët e sotëm e kanë trashëguar mirë mendësinë identitare të kohës së revolucionit të tyre; kur nuk u shkonte mendja t’i quanin “grekë” myslimanët në trojet e tyre - të cilët shpesh i masakruan, i dëbuan ose i keqtrajtuan.
Ne nuk mund t’u mësojmë grekëve si t’i shohin heronjtë arvanitë të revolucionit të tyre këtu e dyqind vjet më parë - për ta, këta heronj janë njëherazi grekë, arvanitë dhe, sidomos, të krishterë ortodoksë.
Përkundrazi, bëjmë mirë ta mbajmë këtë parasysh, kur flasim për memorien e revolucionit grek, mes grekëve të sotëm, përfshi edhe kulturën zyrtare.
Dallimi identitar mes arvanitëve dhe shqiptarëve nuk është dallim që u vlen vetëm grekëve nacionalistë; është dallim historik, që bëhet gjithnjë e më real, me kalimin e kohës.
Përpjekjet për t’i bërë arvanitët “shqiptarë” janë esencialiste, instrumentale dhe pa baza historike. Shërbejnë për të krijuar një iluzion historik, duke e trajtuar imagjinaren si reale.
Duke i parë si aspekte të ndryshme të identitetit historik të arbërve në Ballkan, në rrjedhë të shekujve, do t’i kuptojmë më mirë edhe të parët edhe të dytët, sa kohë që do ta pranojmë se bëhet fjalë për produkte procesesh historike, jo mishërime esencash metafizike.
Përndryshe, fare mirë mund t’i admirojmë heronjtë e revolucionit grek, përfshi edhe arvanitët, pa këmbëngulur në “shqiptarinë” e tyre.Tema
1. Gjysëm të vërtetat dhe percipshmëria janë më të dëshme për të vërtetën sesa gënjeshtrat. 2. Kryeministri tha në mënyrë shumë të kujdesshme se Bubulina ishte shqipfolëse dhe nuk tha se ishte shqiptare. 3. Nga e gjithë historiografia dhe publicistika greke deri në fillimin e shekullit të njëzet arvanitët përmenden dhe trajtohen me emrin Αλβανός, Αλβανοί. Gjuha e tyre si shqipe- αλβανικά. Por edhe sot kur ju jepet mundësia. Për shëmbull Koleti, Paprigopouli, Veremi, Babinioti... 4. Të gjithë fjalorët e gjuhës greke barazojnë: Αρβανίτης=Αλβανός. Për shëmbull Fjalori i Μπαμπινιώτης. Shumë fjalorë vetëcensurohen që të mos detyrohen të shkruajnë Αρβανίτης=Αλβανός dhe nuk e kanë fjalën arvanit! 5. Natyrisht që arvanitët e sotëm nuk janë shqiptarë të sotëm sic nuk janë as shqiptarët e 200 viteve më parë si shqiptarët e sotëm. Janë asimiluar në masë shumë të madhe në mënyrë të natyrshme por edhe me dhunë të shumëllojshme. Ata që ndjehen edhe shqiptarë ( dhe ka të tillë)e kanë pothuajse të pamundur ta deklarojnë. Një nga të drejtat elementare që ju është mohuar është e drejta dhe mundësia e mësimit të gjuhës amtare. 6. Nuk ka dyshim veçse, që arvanitët e para 200 vjetëve ishin njësoj shqiptarë sic ishin dhe një pjesë e madhe e popullësisë që ka pasardhës shqiptarët e sotëm. Prandaj edhe historiografia greke dhe ndërkombëtare ju referohet si shqiptarë. Kaq e thjeshtë! 6. Kisha- feja ortodokse ishte për shumë kohë kundër revolucionit grek, e mallkoi etj. Shërbente sulltanin si më besnike se shumë muslimanë shqiptarë. 7. Feja u identifikua me kombësinë se ishte e vetmja gjë e përbashkët ndërmjet ortodoksëve vlleh, shqiptarë, bullgarë, turkfolës etj. që formuan kombin e ri grek në fillimin e shekullit të 19. Duhesh caktuar një kriter kush është grek e kush jo. Këtë përcaktim e bëri kushtetuta e parë greke. 8. Arvanitët luftuan kundër të gjithëve në varësi të interesave të tyre dhe se kush i paguante më shumë, pavarësisht nga feja ose gjuha. Nuk ishin një gjë e unifikuar. Ishin fara, fise me interesa dhe qëllime të ndryshme. Shpesh luftuan dhe ndërmjet tyre. Më shumë shqiptar se kjo nuk bëhesh! Masakrimi i myslimanëve grekfolës dhe shqipfolës u bë më masiv se jepte fitime edhe më të mëdhaja. Nuk kishin fillimisht ndonjë preferencë të vrisnin më shumë muslimanë. Η Φιλική Εταιρεία kishte si qëllim krijimin e një shoqërie/shteti që do përfshinte edhe muslimanët. Kjo ndryshoi më vonë. 9. Ka disa të vërteta që i pranon dhe historiografia greke serioze : Veshja më simbolike kombëtare e grekëve është fustanella shqiptare, vallja më simbolike e grekëve është vallja çame dhe ata që shpallën si heronj të pavarësise greke ishin shqiptarë në kuptimin e pikës 6. Këto janë tre nga arsyet më të rëndësishme nga të cilat buron antishqiptarizmi grek sepse minon dhe përmbys bazën a nacionalizmit grek që është një nga ideologjitë më ekstreme të nacionalizmit në histori. Nuk është e rastësishme që studjues gjermanë, austriakë, sllavë thonë se grekët s'kanë asnjë lidhje me grekët e lashtë sepse u bazuan në shqiptarët për krijimin e kombit të tyre. Nqs ju a bën më të lehtë, vini në vënd të fjalës shqiptar, fjalën shqipfolës. 10. Bërja publike gradualisht në opinionin grek e këtyre dhe shumë fakteve të tjera do i shërbente jo vetëm të vërtetës por edhe bashkegzistencës harmonike të dy popujve në paqe dhe si të Barabartë!
Përgjigjue saktë!
Artikull shume i keq dhe me shume te paverteta. Keto i interesojne atyre qe e kane paguar. Nje gje nuk kuptova nga artikulli i gazetarit se cfare kombesie kishte kjo Bubulina?
PërgjigjuMe ne fund. Nje qe di cfare shkruan. Jo si pykat tona me kryepyken Rama ne krye. Vetem nje koment te vogel: para se te qeme sic jemi shqipetare, edhe ne ishme arberore. Pra arberore emigrante ne Itali, arberoret/arvanitas ne Greqi, ne ne Shqiperi e kusuri neper troje sic u themi: Maqedhoni, Kosove, Seevi, Mal i Zi e Slloveni. E ca ne Turqeni.
PërgjigjuJu zotni; E dini çdo të thotë; të mohosh të mohuarën e mohuar nga të mohuarit e mohuar për t'u mohuar..!? Ç'është kjo...!! E kapa ?! Jo ! Se kapa se do t'a kapë për të kapur..! Gjaku i gjyshit tënd ka qënë blu sepse ka qenë Arbër. Ndërsa gjaku ytë është i kuqë në qoftë se jeni Shqiptar?! Në qoftë se i trembeni të vërtetës ; mbani vendin që ju takon!! Kthehu me kokë shkrimeve konspirative!Pena respektohet kur flasim për historinë!Më vjen keqë për ju..! Respekt!
PërgjigjuBalkani eshte i mbushur plot med heronj shqipetare, te koheve te ndryshme, por jane keto doreshkrimet med filozofite deshtake qe i zbeh shembullin e mire dhe shtremberon kontributin e memetareve tane te hershem, duke inkluduar dhe kete bubulina, she si rrjedhoje kontibuti tyre i shkon dhe pothuajse i ka shkuar gjithmone shteteve fqinje, se Ata na i kane marre med dredhite e tyre, simbas disa fqinje tane dhe skenderbeu nuk eshte i joni.
PërgjigjuVehabisti non grata!
PërgjigjuFeja edhe sot e kesaj kshu esht nuk esht se ka ndryshu ndonje gje , tani cfar gjuhe flisin keta Arvanitet para 200 vjeteve dhe cfar gjuje falsin tani , nji shkrim pa asnje piksynim .
PërgjigjuQë në veshje duket se është me veshje Shqiptare, shumë e ngjashme me veshjen e veriut.
PërgjigjuShkrim shume i dobet dhe pa asnje objektivitet. Arberoret nuk shkuan ne mesjete ne Greqi. Dihet qe para 6 shekujsh u shperngulen nga Moreja ne konflikt me turqit pushtues. Nuk eshte e vertete qe ortodoksia paskerka qene nxitja per tu çliruar nga sundimi osman. Ishte fryma e lirise e arvanitasve dhe e grekeve nen nxitjen e intelektualeve te kohes dhe te ideve te revolucionit freng.Kryeprifti ortodoks ishte zyrtar teper i larte i paguar dhe i mbrojtur nga Osmanet.
PërgjigjuArtikull shume i keq dhe me shume te paverteta, qe i duan ata qe e kane paguar ti shkruaje.