Kultura

Ardit Bido: Shqipëria i pari vend në Ballkanin Perëndimor, pjesë e ‘Portalit të Arkivave Evropiane’

12 Nëntor 2018, 20:34| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 20:50

  • Share

Nuk ka kaluar një javë nga prezantimi i modulit të arkivave online, edhe drejtoria e Përgjithshme e Arkivave plotëson kriteret për të qenë pjesë e organizmit më vital të Bashkimit Evropian në fushën e arkivave, “Portalit të Arkivave Evropiane”. Drejtori Ardit Bido e sheh këtë zhvillim teknologjik, si një mundësi të mirë për shkëmbimet e materialeve arkivore shqiptare me ato europiane.

 DPA është bërë pjesëtare me të drejta të plota e Fondacionit të Portalit të Arkivave Evropiane, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian ku janë të përfshira të gjithë arkivat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s.

Ardit Bido, drejtor i DPA-së

Arkivat e vendit tonë, janë të parat në Ballkan, që bëhen pjesë me të drejta të plota në këtë portal

Vendimi i marrë më 9 nëntor për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota, e bën arkivin shqiptar të parin vend të Ballkanit Perëndimor pjesë e Portalit të Arkivave Evropiane. Ky pranim është për ne si shqiptarë një tregues i njohjes së përpjekjeve të vazhdueshme të viteve të fundit për modernizimin e arkivave dhe rritjen e përdorjes së teknologjisë si forma e së ardhmes në shërbimin arkivor. Po ashtu, përbën një mundësi të veçantë të shkëmbimit mbarë evropian të materialeve arkivore në shërbim të historisë kombëtare dhe historisë evropiane.

Ardit Bido, drejtor i DPA-së

Ndërsa, pritet që brenda pak ditëve të përfundojë digjitalizimi i arkivit online, ky anëtarësim përveçse bashkëpunimeve me arkivat e zhvilluara të Europës, i krijon Shqipërisë edhe mundësinë e aplikimit për fondet të posaçme.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turp: 12/11/2018 21:19

    Qeveri e degraduar, personi ne fjale qe udheheq nje institucion me nje kapacitet qe as per pjatalares nuk permban! Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?