Ardit Krymi

Sport

Ardit Krymi rinovon me Vllazninë deri në vitin 2027

19 Qershor, 14:12
  • Share

SHKODËR - Vllaznia ka 'blinduar' një nga shtyllat e mesfushës së saj. Klubi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Ardit Krymin, duke siguruar shërbimet e tij për dy sezonet e ardhshme, deri në verën e vitit 2027.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në kanalet e komunikimit, duke theksuar rëndësinë që 29-vjeçari ka për skuadrën shkodrane. Krymi është konsideruar si një nga lojtarët më konstantë të sezonit të kaluar, ku ishte titullar i padiskutueshëm me 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste.

Trajneri Edi Martini e sheh Krymin si një nga pikat kyçe për projektin e tij të ringritjes në edicionin e ardhshëm, ndërsa klubi po synon të ndërtojë një grup të fortë dhe të qëndrueshëm për të qenë konkurrues në elitën e futbollit shqiptar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?