MILANO - Ardon Jashari u prezantua si futbollisti më i ri i Milanit në Serie A. Klubi kuqezi pagoi 34 milionë euro te Club Brugge në formë direkte, ndërsa 5 milionë euro janë të lidhura me paraqitjet e mesfushorit si formë bonusi. Nëse të gjitha pikat në kontratë plotësohen, shqiptari që luan për Zvicrën do bëhej futbollisti më i shtrenjtë i shitur nga një skuadër belge.
Para Jasharit është Charles De Ketelaere, që Club Brugge e shiti në verën e 2022 po te Milani për 37.5 milionë euro. Me bonuset në lojë, Jashari ka mundësinë që të jetë futbollisti më i shtrenjtë i futbollit belg, ndërsa tanimë është në listën e mesfushorëve më të shtrenjtë të Milanit në histori.
Rekordi në këtë kategori ka qenë në fuqi për 24 vjet dhe mbetet i sigurt për këtë afat kalimtar. Rui Costa mbetet lojtari për të cilin kuqezinjtë kanë shpenzuar më shumë.
Për momentin, në varësi të faktit nëse bonuset plotësohen apo jo, vendi i dytë mbahet nga Lucas Paqueta, për të cilin tifozët e Milanit kanë kujtime më pak të lumtura sesa me portugezin.
Më poshtë një vështrim i detajuar i 10 mesfushorëve më të shtrenjtë të Milanit, një renditje që përfshin edhe lojtarë të tjerë nga skuadra aktuale.
1. Rui Costa
Nga Fiorentina te Milani në vitin 2001
41.32 milionë euro
2. Lucas Paqueta
Nga Flamengo te Milan në vitin 2019
38.4 milionë euro
3.Charles De Ketelaere
Nga Club Brugge te Milani në vitin 2022
37.5 milionë euro
4. Ardon Jashari
Nga Club Brugge te Milani në vitin 2025
34 milionë euro
5. Franck Kessie
Nga Atalanta te Milani në vitin 2019
32 milionë euro
6. Tijjani Reijnders
Nga AZ Alkmaar te Milani në 2023
24.8 milionë euro
7. Hakan Calhanoglu
Nga Leverkusen te Milani në 2017
22.3 milionë euro
8. Samuele Ricci
Nga Torino në Milano në 2025
23 milionë euro
9. Clarence Seedorf
Nga Interi te Milani në vitin 2002
22.5 milionë euro
10. Yunus Musah
Nga Valencia te Milani në vitin 2023
21.2 milionë euro
11. Andrea Bertolacci
Nga Roma në Milano në vitin 2015
21 milionë euro
Komente
