Nëse je një shigjetare, atëherë e ke shumë të lehtë të bësh një djalë për vete! Sipas horoskopit kjo është shenja me karakteristikat më tërheqëse.
E pse kjo?
1. Ato janë mendjehapur.
Një Shigjetar nuk do t’iu gjykojë pa iu dëgjuar më parë. Kur ju keni diçka për t’i thënë asaj, do e ketë të gjithë vëmendjen te ju. Ajo është e kuptueshme dhe mund t’i shohë gjërat nga pikëpamje të ndryshme.
2. Përpiqen gjithmonë të bëjnë diçka argëtuese
Këto vajza kanë një ndjenjë të fortë të aventurës. Me një shigjetar asnjë javë nuk është kurrë e njëjtë me atë të fundit. Ajo pëlqen vazhdimisht të provojë gjëra të reja dhe interesante. Njerëzit kurrë nuk mërziten prej saj.
3. Ajo ju inkurajon të ndiqni ëndrrat tuaja
Një femër shigjetar ndjek pasionet dhe ëndrrat. Ajo jeton për ëndrrat e saj dhe do të dëshirojë që edhe ju të bëni të njëjtën gjë. Ajo do t’ju inkurajojë që gjithmonë të shkoni atje ku është zemra juaj dhe do t’jua shtojë besimin që keni te vetja juaj.
4. I bën njerëzit për të qeshur.
Vajza shigjetar ka një ndjenjë të madhe të humorit. Pa marrë parasysh se çfarë, ajo gjithmonë do t’ju bëjë për të qeshur.
5. Nuk i harron detajet e vogla.
Një femër shigjetar do të bëjë shumë gjëra të vogla për t’iu treguar se kujdeset për ju. Ajo mendon se argumentet e vogla të dashurisë janë mënyra e përsosur për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen.