Argjentina leksion Italisë në superfinale, Chiellini e mbyll me mërzitje! Mancini: Koha për rindërtimin e kombëtares

2 Qershor 2022, 11:17| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 15:21

  • Share

Finalja e madhe ose siç quhet ndryshe Superfinalja është fituar nga Argjentina, që i ka dhënë një shuplakë të rëndë Italisë me rezultatin 3-0. Në ‘Wembley’ albiçelestët ishin dukshëm më lart se ‘axurrët’, të cilët duhet theksuar se kishin shumë mungesa, duke filluar nga Verrati dhe deri te Immobile në sulm, por që gjithsesi nuk e justifikon disfatën.

Latinët e nisën dominim që nga vërshëllima e arbitrit dhe pasi zhbllokuan me Martinez në fundin e pjesës së parë dyfishuan me Di Marian. Edhe në pjesën e dytë ishte e njëjta panoramë me një Itali të pafusqishme që mori goditjen përfundimtare nga Dybala. Për rrjedhojë ndeshja e lamtumirës për Chiellin-in nuk shkon aspak siç e meritonte, ndërsa në fund Messi ngriti një tjetër trofe.

Superfinalja u kthyer pas 29 vitesh, ndërsa të mërkurën ishte hera e tretë në histori që zhvillohej. Pas ndeshjes trajneri i Italisë Roberto Mancini konfirmoi se do ketë ndryshime të rëndësishme, duke saktësuar se do nisë rindërtimin megjithëse e pranoi se do jetë shumë e vështirë, më shumë se 2018 kur mbetën jashtë Botërorit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?