Messi

Argjentina në formë për Botërorin, Mesi 3 gola në miqësoren ndaj Haitit

30 Maj 2018, 10:12| Përditesimi: 30 Maj 2018, 10:14

  • Share

Argjentina një nga favoritet është në formë për Botërorin e Rusisë. Është gjithmonë e më shumë Messi mania tek skuadra amerikano jugore. Ylli i Barcelonës ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asist në fitoren 4-0 ndaj Haitit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin ‘Bombonera” në Buenos Aires.

Kapiteni i Argjentinës golin e parë e shënoi në minutën e 17-të me penallti ndërsa dy të tjerët në pjesën e dytë në minutat 58-të dhe 66-të duke kompletuar tregolëshin personal. Tre minuta më vonë Argjentina e Jorge Sampaolit realizoi edhe me Kun Agueron dhe e fitoi miqësoren ndaj Haitit 4-0 duke u dhënë një sinjal të qartë rivalëve se është në formë për “Rusi 2018”.

Në miqësoret përgatitore për Botërorin që është në prag ka fituar edhe një tjetër skuadër e Amerikës Latine, Peruja. Peruja mposhti në Lima Skocinë rivalen e Shqipërisë në Ligën e Kombeve me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Cueva me penallti dhe Farfan.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?