Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli

Sport

Argjentina në prag eliminimi, lojtarët kërkojnë shkarkimin e trajnerit Sampaoli

22 Qershor 2018, 12:29| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 12:41

  • Share

Mediat në Argjentinë sigurojnë se Kombëtaren në ndeshjen e fundit në grup të Kupës së Botës nuk do ta drejtojë trajneri Jorge Sampaoli por një gjë të tillë do ta bëjë Jorge Burruchaga.

Ky është zhvillimi më i rëndësishëm pas humbjes turpëruse të Messit me shokë ndaj Kroacisë 3-0. Mediat zbulojnë po ashtu se lojtarët e Argjentinës kanë kërkuar që në prag të ndeshjes së tretë të ndryshohet trajneri. Tashmë i takon Federatës që në këtë situatë katastrofike të marrë një vendim.

Jorge Sampaoli është nën shënjestër mbi të gjiothë pas dështimit në dy ndeshjet e para vet tekniku pas humbjes ndaj ballkanasve ka thënë: “Është i gjithë faji im por nuk më vjen turp thjesht ndiej shumë dhimbje. U bë kohë e gjatë që nuk ndihesha në këtë mënyrë për punën time. Nuk gjetëm dot çelësin e duhur për këtë takim”, e mbyll Sampaoli.

Në përfundim të ndeshjes nga shkallët e stadiumit Nizhni Novgorod tifozët argjentinas s’kanë lënë gjë pa bërë kundër trajnerit Sampaoli. Ata kanë hedhur në drejtim të tij shishe uji, ofendime të shumta dhe madje e kanë pështyrë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?