Në Amerikën latine vijojnë kualifikueset e Botërorit ku Argjentina ka befasuar sërish jo për mirë. ‘Albiçelestët’ barazuan 1-1 kundër Venezuelës në transfertë edhe pse realizuan që në minutën e 13 me Otamendin.
Te fitoret u rikthye Brazili, që po kalon një nga momentet më të vështirë të historisë. ‘Seleçao’ ia doli 1-2 me përmbysje kundër Kilit falë golave të Da Cruz në pjesën e parë dhe Luis Enrikes në limitet e lojës. Kjo fitore e ngjiti Brazilin në vendin e 4 me 13 pikë, 1 më pak se Ekuadori dhe Bolivia që mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë.