Foto ilustruese

Argjentinë/ Gjendet njeriu i zhdukur në stomakun e peshkaqenit! Familja e tij e njohu me tatuazh

28 Shkurt 2023, 21:15| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 21:28

  • Share

Në stomakun e një peshkaqeni janë gjetur mbetjet e një burri, i cili ishte zhdukur pak kohë më parë .

Diego Barria, një 32-vjeçar, baba i tre fëmijëve, u pa për herë të fundit duke vozitur përgjatë brigjeve të Argjentinës më 18 shkurt.

Paraditen e së dielës dy peshkatarë kanë denoncuar pranë autoritetit portual vendor se kanë kapur tre peshkaqenë në zonën ku ishte pikasur mjeti i 32-vjeçarit.

Sipas Sky News, Daniela Milatruz, kreu i kërkimit për 32-vjeçarin, tha për mediat lokale se peshkatarët raportuan se "kur po pastronin peshkaqenët, gjetën mbetje njerëzore në njërin prej tyre".

Familja e Barias e identifikoi atë nga "një tatuazh që ishte i dukshëm në mbetje", shtoi ajo, por edhe rezultatet e testit të ADN-së priten për të konfirmuar zyrtarisht identitetin e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, megjithatë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?