Argjentinë/ Hoteli 10-katësh shembet papritur, 1 i vdekur dhe të paktën 9 persona nën rrënoja (VIDEO)

29 Tetor, 19:38| Përditesimi: 29 Tetor, 19:45

  • Share

Një burrë ka vdekur dhe nëntë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një hoteli 10-katësh në Argjentinë .

Hoteli 10-katësh i Dubrovnikut në qytetin e Villa Gessell, rreth 230 milje (370 kilometra) nga kryeqyteti Buenos Aires në bregdetin e Atlantikut, u shemb herët në mëngjes të martën, sipas një deklarate nga autoritetet komunale.

Viktima mendohet të ketë qenë një burrë 80-vjeçar që jetonte në ndërtesën pranë hotelit të shembur, thanë autoritetet vendase.

Hoteli, i cili u hap në vitin 1986, po i nënshtrohej një sërë restaurimeve dhe modifikimeve. Të zhdukurit përfshijnë punëtorë të cilët po punonin për restaurimin e objektit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?