Protesta në Argjentinë

Bota

Argjentinë/ Protesta të dhunshme kundër politikave ekonomike të qeverisë, pensionistë dhe tifozë përplasen me policinë

13 Mars, 13:41| Përditesimi: 13 Mars, 13:44

  • Share

Argjentinë, protesta të dhunshme kundër politikave ekonomike të qeverisë, pensionistë dhe tifozë përplasen me policinë

Buenos Aires u përfshi nga protesta të ashpra ku pensionistë dhe tifozë futbolli u përplasën me policinë përpara Kongresit, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave ekonomike të qeverisë së Presidentit Javier Milei. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore degjeneroi në përleshje të dhunshme, pasi forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe fishekë, ndërsa protestuesit reaguan duke hedhur gurë.

Protestat vijnë pas javësh manifestimesh nga pensionistët, të cilët kërkojnë rritje të pensioneve dhe denoncojnë standardin e ulët të jetesës. Kjo demonstratë u konsiderua si më e ashpra deri më tani, krahasuar me protestat e mëparshme që kishin përfunduar me incidente sporadike.

Qeveria e ekstremit të djathtë të Mileit ka zbatuar masa të rrepta shkurtimeve buxhetore që prej ardhjes në pushtet, ndërsa paralajmëron kufizime të reja, përfshirë ndalimin e hyrjes në stadiume për ata që shkaktojnë trazira.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?