Sociale

Argjinatura e çarë e Dajçit, Shkodra ‘pret’ përmbytje, administratori: Të ndërhyet që dimri mos të na gjejë të papërgatitur

27 Tetor 2021, 20:17| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 20:33

  • Share

Një vit pas përmbytjeve nuk është riparuar argjinatura në Dajç të Shkodrës, një nga zonat më të prekura nga vërshimi i ujërave gjatë stinës së dimrit.

Administratori i kësaj njësie, Gjovalin Darragjati thotë se argjinatura rrezikon të çahet për shkak të amortizimit, ndërsa apelon Drejtorinë e Bordit të Kullimit në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.

"Njësia Dajç përbëhet nga 10 fshatra, më problematik është fshati Darragjat. Ka problem serioz në 2 km argjinatura infiltron ujin kur ka prurje të larta. Është bërë disa here problem dhe deri në këtë moment që nuk është ndërhyrë. Po kështu  janë disa "njolla të zeza"  për të cilat presim nga dita në ditë të ndërhyhet. Unë i bëj thirrje Bordit të Kullimit që të ndërhyjë sa më parë se po shkojmë drejt kushteve klimatike të disfavorshme për të ndërhyrë që të mos gjendemi të papërgatitur për dimrin", u shpreh Darragjati.

Po kështu problem në Dajç mbetet dhe mos pastrimi i kolektorëve.

"Dajçin e përmbyt shkarkimi i HEC-ve në mënyrë të pakontrolluar. Janë aktualisht të rrezikuara 130  banesa nëse nuk ndërhyhet ndërhyrje rrezikojnë shumë. Në vitin 2010 u bë një mbyllje me zhavorr në kushte emergjente, por ajo nuk është e bërë për të përballuar ujin dhe infiltron është burim rreziku jo vetëm për tokat por edhe për moshat e treta që janë të vetmuar dhe mund të gjendemi në situatë të keqe. Bashkia e Shkodrës vazhdon me pastrimin e kalaneve të dyta dhe të treta, por duhet të pastrohen dhe kolektorët kryesore. Kolektori është arteria kryesore nëse nuk pastrohet shkon dëm edhe pastrimi i kanaleve. Kërkojmë mirëkuptim të bashkisë dhe Bordit rajonal të kullimit në Lezhe", tha ai.

Njësia administrative Dajç me 11 fshatra është ndër më të rrezikuarat nga përmbytjet në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Në muajt janar- Shkurt 2021, qindra a hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit, ndërsa banorët nuk janë dëmshpërblyer për dëmet e mëdha në bujqësi e blegtori që përllogariten në vlerën e 800 milion lekëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dajçasori: 28/10/2021 09:24

    Ç'fare ben kryetarja jote jo e imja per te ta rregulluar argjinaturen ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?