Stavri Dhima

Ari i zi në Shpirag! Profesor Stavri Dhima zbulon sekretin sa është rezerva

27 Gusht 2023, 20:45| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 20:47

  • Share

Ajo çfarë pritet të na sjellë nëntoka e Shpiragut, përmes arit të zi, ka ngjallur kuriozitet dhe pritshmëri të mëdha publike për ta kthyer këtë pasuri në shërbim të mirëqenies së shqiptarëve, përmes Fondit Sovran njoftuar nga qeveria.

Profesor i Asociuar, doktor Stavri Dhima, ka punuar për më shumë se 20 vite në Institutin e Kërkimit të Naftës dhe Gazit në Fier. Në një intervistë ai tregon se edhe temën e doktoraturës,  e ka mbrojtur me studimin e Shpiragut. Fillimisht Profesor Dhima, tregon përpjekjet konstante e të gjata shumë vjeçare për ta nxjerrë këtë pasuri në sipërfaqe.

“Kërkimi i naftës në Shpirag është një histori shumë e gjatë. Mund të themi se është afërsisht një histori sa historia e kërkimeve naftës në Shqipëri. Sepse në afërsi të Shpiragut në njërën anë ndodhet vendburimi Kuçovës e në anën tjetër në pjesën veriore dhe më tej disa vendburime të vogla si Pekish dhe Murrizi. Në pjesën jugperëndimore të Shpiragut kemi vendburimin e Patos Mariznës dhe vendburime të tjera. Pra zona e Shpiragut është në mesin e disa vendburimeve që ne i kemi konkrete. Një prej puseve më të rëndësishëm shpuar në këtë vend është pusi Sqepur 6, i cili është projektuar për thellësinë 4200 metra në vitin 1984 por meqë nuk arriti objektivin, atë strukturë vijoi shpimi deri në 5300 metra por pa e atakuar strukturën”, tha profesor Starvi Dhima.

Gazetari, Muhamed Veliu: Por cilat janë përmasat e naftës dhe gazit në nëntokën e Shpiragut?

“Ky vendburim është i ngjashëm me atë të Val Dagrit në Itali, ku janë 2 kompani të njohura. Aty prodhohen rreth 85.000 deri 100.000 fuçi naftë në ditë. Ndërkohë ne sot prodhojmë 15.000 fuçi nafte në ditë. Pra është një sasi 5-6 herë më e madhe se ajo që ne prodhojmë nëse do të jemi në këto përmasa. Në metodat gjeo-fizike në pusin e shpuar në pjesën ku ne ndodhemi brenda rezervuarit karbonatik, ku janë bërë matjet flasin që po, kemi rezerva nafte dhe gazi, po kemi këtë cilësi nafte që konfirmohen dhe kemi një kat nafte rreth 1.000 metra. Trashësia e atij vendburimi nëse ky volum është i madh në shtrirjen hapësinore po t’i shtojmë edhe dimensionin e thellësisë dhe trashësisë këtu është një burim shumë i madh”, tregon Dhima.

Gazetari: Si e parashikoni testin? Kjo është kryefjalë e të gjithëve që thonë çfarë do të na sjellë testi.

“Nuk është se kemi diçka të mbyllur në dorë e të themi ca kam unë në dorë brenda e ta gjesh ti apo ta gjejmë me testin që do të bëjmë. Situata vlerësohet shumë shumë pozitive e optimiste. Ai 1% apo 00.01% është që nafta të na dalë lart që ne ti kemi konkrete. Dhe mbi të gjitha nuk është thjesht se do të dali, sepse nuk diskutohet që nafta dhe gazi do të dali matjet e kanë vërtetuar këtë. Por mënyra se si do të ecë mëtej ecuria e presionit sa stabël do të jetë i cili tregon pastaj për përmasat reale të vendburimit dhe përmasat reale të sasisë të naftës dhe gazit që kemi në këtë vend burim”, përfundoi Profesor Sarvi Dhima.

Profesor Dhima thotë se kompanisë do ti duhet të shpojë 10 deri në 15 puse për shfrytëzim maksimal të asaj çfarë ka Shpiragu./TCH

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • heu: 28/08/2023 08:50

    kungull a te plaste fara ku do shkoj me del perpara....prape stavri del e flet akoma rron ky? o njerez kuptoni qe nuk ka asnje perfitim shoqeria shqiptare pervec shellit so qelbet vendi do shkaterrohet dhe noc rrokun do merrni prapagande boshe.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 28/08/2023 01:05

    Jo po do e pij naften edi rama..se na cmene ti o tur

    Përgjigju
  • Turi: 27/08/2023 21:48

    Me kete qeverisje qe kemi cfare do gje te kemi prape do ta vjedhi dhe populli asnje benefit nuk do te kete

    Përgjigju
    • Axhim: 30/08/2023 08:57

      Turi kerkund ma mire se trajtojnë popullin se në Shqipëri .Ne kemi vetem prej roberisë së huaj dhe pushtimeve te tokave tona ende nevoja te medha .Mandej per shtetin dhe politikën e huaj iluzione asgjë tjeter .Ende ne psikologji ai mentaliteti : burrat nën hije lozin kuvendojne ...sepse nga gratë rrojnë !????

    • Or tej: 28/08/2023 07:27

      Per ate pune jo vetem naften por edhe breket ti vjedhin or teeeejjjjj

    • Luli: 27/08/2023 22:09

      Ik ore budall, nuk dini cfare flisni, si u vjedhka gjithe ajo nafte. Ke te drejte teshprehesh merak per mireadministrim,po jo se do vidhet nafta nga Edi Rama apo dikush tjeter. Nuk e shikon qe ministra po shkojne ne burg per gjera me te vogla. Pse eshte opozita, organet apo drejtesia. Vjedhje masive, si thoni juve, ka ndodhur ne kohen e zogut e cila eshte zbuluar nga nje inxhinier shqiptar i asaj kohe dhe italianet kthyen leket.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?