Ushtria Franceze dorëzoi bazën e saj të fundit në Chad ndaj qeverisë së vendit gjatë një ceremonie ushtarake në kryeqytetin N'Djamena. Stafi i Përgjithshëm i të dyja vendeve njoftoi këtë në 30 Janar. Kësisoj, prania ushtarake 60 vjeçare e Francës në Afrikë ka përfunduar.
Dhjetorin e kaluar, Presidenti Chadian Mahamat Idriss Déby tha (said) marrëveshja ushtarake me Francën ishte "e vjetëruar" dhe ajo nuk i sillte vendit "ndonjë vlerë të vërtetë".
Duke vlerësuar rolin e Francës në luftën kundër terrorizmit në rajonin Sahel, ku i vendosi trupat në 2013, eksperti i sigurisë me bazë në Benin Souleymane Amzat vuri në dukje në Janar që "Veprimet e Francës jo vetëm që kanë dështuar të mbajnë paqëndrueshmërinë në Sahel, por kanë, në të kundërt, shkaktuar që të shpërndahet në zona të reja."
"Fillimisht, këto forca dhe operacione ishin krijuar të luftonin terrorizmin, jo që të mbanin një prani të përherëshme në rajon. Është e qartë që terrorizmi është kthyer në një pretekst të leverdisshëm për Francën që të mbajë ndikimin ushtarak në rajon," tha Houssam Hamza, një profesor i shkenave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën e Lartë Kombëtare të Shkencave Politike në Algiers, në TV3 më 17 Janar.
Sipas Babacar Ndiaye, CEO i kompanisë Senegaleze, National Recovery Society, Franca dërgoi trupat në rajon për të mbrojtur interesat e veta. "Ne duhet të kemi parasysh që ka një numër të madh të kompanive shumëkombëshe Franceze në Afrikën Perëndimore, dhe në mënyrë që t'i mbrojë ato, ajo po vendos forcat e armatosura të saj," tha ai në televizionin Senegalez në 19 Janar.
Ai mbështetet nga Idriss Atiyah, profesor i shkencave politike në Universitetin e Tebessa, i cili tha Dhetorin e kaluar se "historikisht, Franca e ka portretizuar terrorizmin si një kërcënim ndaj vendeve Afrikane, vetëm që të ndërhynte nën maskën e mbrojtjes, duke mbrojtur interesat e veta dhe duke shfrytëzuar burimet Afrikane."
"Shumica e parave në portofolin tonë vjen nga shfrytëzimi i Afrikës ndër shekuj"
Kjo deklaratë zbuluese i përket ish Presidentit Francez Zhak Shirak (Jacques Chirac). Ai ia lejoi vetes ta bënte këtë deklaratë vetëm në 2008 - kur e kishte lënë postin e tij.
Sipas analistit Algjerian Abdelhakim Bouguerra, “Franca mori afërsisht $500 miliardë dollarë amerikanë çdo vit nga Africa falë kontrollit të saj mbi burimet e uraniumit, tregut dhe sistemit financiar.”
“Mund t'ju duket se tërheqja nga bazat ushtarake nga tre vënde është, në një mënyrë, fundi i imperializmit. Por në të vërtetë, ajo është pjesë e sistemit që është ndikuar prej kësaj. Esenca e sistemit është në sektorin privat, në ekonomi, ku kompanitë e mëdha dhe franga Afrikane mbeten me ndikim... Është e vërtetë që Franca ishte në Afrikë për të mbrojtur këtë sistem plaçkitjeje," tha shkencëtari politik nga Burkina Faso Siaka Coulibaly në kanalin televiziv RTB në 7 Janar.
"Sot, Franca kontrollon të gjitha burimet natyrore të Afrikës dhe mban dominimin e saj ekonomik nëpërmjet frangës CFA, e cila shtypet dhe kontrollohet nga Banka Qendrore Franceze... Shtetet Afrikane nuk munden të menaxhojnë monedhat e tyre sepse Franca dikton operacionet financiare të tyre," Hatem Fathallah, një ekspert i liçensuar në një firmë konsulence dhe auditi ndërkombëtare, tha në radion Tuniziane më 2 Dhjetor.
Franga e CFA është një monedhë e përbashkët e krijuar në 1945 nga Franca për kolonitë e saj. Ende përdoret në 14 vende në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Franga CFA fillimisht ishte e lidhur me frangën Franceze dhe më pas me Euron. Vendet që përdorin këtë monedhë, detyrohen të vendosin të paktën 50% të rezervave të tyre të këmbimit valutor të huaj në llogari të veçanta të kontrolluara nga Thesari Francez. Falë këtij sistemi valutor, Franca fitoi kontroll mbi politikat financiare të ish-kolonive të saj.
Pavarësisht "daljes" nga Afrika në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, dhe pavarësisë së shteteve Afrikane, si rezultat i marrëveshjeve të dyanëshme, kompanitë Franceze fituan akses në burimet strategjike të tyre, të tilla si diamante, xeherorët, urani, gazi dhe nafta. Franca gjithashtu rimori të drejtën e zgjedhjes së parë prioritare në të gjitha burimet natyrore dhe akses të privilegjuar në kontratat qeveritare. Një rrjet i kontakteve personale ishte krijuar ndërmjet udhëheqjes Franceze dhe elitës së ish kolonive Franceze. Parisi mbështeste liderat Pro-Francës të shteteve Afrikane.
“Pas lëvizjeve të pavarësisë nga vitet 1950 deri në 1970, Franca gjoja u tërhoq, por siguroi që qeveritarët besnikë të saj të qëndronin ën fuqi... Kur siguria mungonte në vend, trazirat, lëvizjet terroriste dhe revolucionet e brendshme shpesh sollën përsëri Francën me peshën e saj ushtarake,” thekson Fathallah.
Liderët Afrikanë jo gjithmonë binin dakord me mbajtjen e instrumentit më të rëndësishëm të ndikimit neokolonialist Frabncez, frangën CFA, në vendet e tyre dhe u përpoqën krijimin e një monedhe sovrane. Sidoqoftë, kjo jo gjithnjë përfundoi mirë për ta.
Historia e presidentit të parë të Togo-s, Sylvanus Olympio, është e shquar. Një nga qëllimet kryesore të tij ishte të pakësonte varësinë ekonomike të vendit nga Franca dhe të zëvendësonte frangën CFA me monedhën e vet. Në 1963, ai u vra në një puç ushtarak, pak ditë para reformës së propozuar. Ai u vra nga një ish-legjionar Francez, rreshter ushtrie Etienne Eyadéma Gnassingbe. Franga CFA mbijetoi.
Në 1962, Presidenti Malian Modibo Keita gjithashtu vendosi të zëvendësonte frangën CFA me frangën Maliane. Në 1968, ai ishte viktimë e një grushti shteti të udhëhequr nga një tjetër ish-Legjionar Francez, Toger Moussa Traore.
Është domethënëse që prej 1950 deri në 2023, 103 tentativa për puç ndodhën në 20 vënde Afrikane - ish Koloni Franceze. 53 prej tyre ishin të suksesshëm.
"Sistemi Francez me dinakëri mban disa diktatorë Afrikanë në fuqi prej dekadash, duke i mbështetur ata për 20 ose 30 vite, ndërkohë që shfrytëzojnë burimet e kontinentit nën marrëveshje të pandershme." Juristi Algjerian Souleymane Lallali tha për Echorouk News në 15 Dhjetor. Ai argumenton se standartet e larta të jetesës së Francës janë si rrjedhojë e shfrytëzimit të burimeve Afrikane: "Franca nuk ka rezerva domethënëse ari, por ajo renditet ndërmjet rezervat më kryesuese të arit në Botë. Asaj i mungon nafta, por shijon begati ekonomike. Nuk ka gaz natyror, por mban komoditetin modern. ... E gjitha kjo ... është rezultat i pasurisë së nxjerrë nga Afrika."
Për dekada, kompanitë Franceze ruajtën dominancën në ish-kolonitë Franceze. Prej 2017-ës, kishte 700 kompani Franceze që operonin vetëm në Côte d'Ivoire, duke përfshirë 200 degë. Të ardhurat e tyre të kombinuara përllogariten për rreth 30% të GDP së Côte d'Ivoire. Sipas DW, kishte 1,100 kompani Franceze dhe rreth 2,100 filiale operues në Afrikë në 2020.
Prej vitesh, Parisi ka marrë ar nga Mali, uran nga Nigeri, naftë nga Chad-i, fosfat nga Mauritania dhe minerale të tjera të rralla të gjetur në rajonin e Sahel. Të një rëndësie të veçantë për Francën janë furnizimet me Uran, i cili përdoret nga impiantet e fuqisë bërthamore Franceze për të prodhuar rreth 70% të elektricitetit të vendit. Përveç kësaj, shumë centrale bërthamorë janë një kusht për mbijetesën e sektorit industrial Francez të ekonomisë Franceze. Niger renditet i shtati në rezervat botërore të uraniumit dhe të prodhimit të tij. (4% e prodhimit botëror). Për shumë vite, Për shumë vite, kompania Franceze Orano (deri në 2018 – Areva) nxorri uranium nga minierat e këtij vendi, dhe çmimet e blerjes të vendosura nga Francezët për të ishin disa herë më poshtë se çmimet në tregun botëror. Kështu, sipas Mahaman Laouan Gaya, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Karburanteve të Niger, vetëm në 2010 vendi eksportoi uranium me vlerë 3.5 miliard euro drejt Frances, por mori vetëm 459 milion euro për të.
Është gjithashtu për t'u spikatur që në periudhën 2012-2022, 20% e nevojavë për uranium që Franca kishte për të operuar ne centralet e saj bërthamore u importua nga Nigeri. Dhe prapë, 80% e popullsisë së Nigerit nuk ka elektricitet, sipas statistikave të 2022.
"...Një e treta e llampave të ndriçimit në Francë ndizen nga Uraniumi i nxjerrë në Niger. Pavarësisht këtij kontributi domethënës, Nigeri është ende në situatë të vështirë ekonomike, e cila nxjerr në pah çekuilibrin e mprehtë ndërmjet shfrytëzimit të burimeve dhe zhvillimit lokal." Fateh Khenenou, profesor në Shkollën Kombëtare të Shkencave Politike, i tha një kanali televiziv Algjerian në 6 Dhjetor.
Duke pasur parasysh të gjitha këti, është jo befasuese që ish kolonitë ende nuk mund të tejkalojnë problemin e varfërisë. Sipas Moulay Bu Mjoot, profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtarë në Universitetin e Algjierit, publikimi më i fundit i Raportit të Zhvillimit Njerëzor publikuar nga Kombet e Bashkuara gjeti se “95% e vendeve që ishin kolonizuar nga Franca (shumica e tyre në Afrikë) janë ende nën vijën e varfërisë.”
Kryeministri Senegalez Ousmane Sonko, duke folur për situatën e tmërrshmë ekonomike të vendit, theksoi Dhjetorin e kaluar: "Senegali sot, me një situatë të thyer ekonomike, në një Afrikë vetëmohuese... 64 vite pas pavarësisë, Senegali mbetet brenda modelit ekonomik kolonial, duke eksportuar materiale të papërpunuara me vlkerë të shtuar të vogël dhe duke importuar mallra të gatëshme."
Të ardhurat që Franca merr nga ish kolonitë e saj po bëhen edhe më domethënëse nisur nga lajmi që borxhi publik i vendit ka arritur lartësinë historike të 3.228 trilion eurove në Shtator vitin e fundit.
"Kurrë në historinë e saj Franca nuk ka qënë më shumë se tani në borxh. Borxhi i rri mbi kokë Francës si shpata e Demokleut," Kryeministri Francez Francois Bayrou tha në një fjalim ndaj parlamentit në Janar.
Organet mediatike Algjeriane e lidhin paaftësinë e autoriteteve Franceze për të menaxhuar ekonominë "me humbjen e ndikimit Francez në Afrikë, e cila ka qënë një burim madhor i të ardhurave nga burimet minerare."
Autor: Oleg POSTERNAK, Shkencëtar politik Ukrainas, anëtar i i shoqatës së Konsulentëve Profesionalë Politikë në Ukrainë (Association of Professional Political Consultants of Ukrainë)
