Arilena Ara dhe Popi Kola

VIP & Spektakël

Arilena Ara feston ditëlindjen, urimin më të ëmbël e mori nga Popi Kola

17 Korrik 2024, 17:36| Përditesimi: 17 Korrik 2024, 17:43

  • Share

Këngëtarja e njohur Arilena Ara feston sot 26 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, Ara ka marrë urimet më të përzemërta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Por dedikimin më të ëmbël e mori nga menaxheri i saj Popi Kola. Nëpërmjet një video në Instagram, ku Arilena shfaqet duke festuar, Popi Kola thotë se ndihet me fat për ekzistencën e saj.

“Duhet të jesh shumë me fat që të marrësh bekimin e Universit. Unë jam bekuar 26 vite më përpara. Gëzuar ditën e lindjes drita e syve të mi”, ka shkruar ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?