Një ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës në Korçë ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.
Ariu është parë nga banorë të zonës, të cilët e kanë dërguar videon pranë ADZM duke bërë të mundur lirimin e kafshës.
Pas disa orësh administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrrës. Në këtë rast mori pjesë edhe një organizatë mjedisore greke dhe ariut i është dhënë ndihma mjekësore.
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrrës.
Ariu i murrmë (Ursus arctos) kishte ngecur në kurth prej disa orësh. Për rastin ka bashkëpunuar edhe një organizatë medisore greke dhe më pas ariut i është vendosur një GPS për të monitoruar lëvizjet e tij në ditët në vijim.
Thoni me mire qe e paskan shpetuar greket!Shqiptaret do mbeten primitive si ne mosberjen e shtetit ashtu edhe ne jeten e perditshme!
PërgjigjuGjahtare maskarenj,shpirtezinj! Duhet pare ne se ka dhe carqe te tjera,se nuk besoj se eshte as i vetmi dhe as hera e pare.Kush e ka ngritur, duhet te jete banor i zones, qe i njeh mire gjurmet e kafsheve dhe shtigjet ku kalojne kafshet rregullisht.Nuk e kuptoj perse paguhen rojet e pyejve kur nuk e bejne detyren?! Ketu u kapen ne cark ariun,diku tjeter peshkohet me dinamit,me tutje u presin drute qe kapen vetem kur jane ngarkuar ne kamion e ne rruge per ne destinacion,diku tjeter bie zjarr ne pyje,apo mbillet canabis dhe keta marrin rroge duke dredhur zinxhiret?!
Përgjigju