Arizona, Xhorxhia dhe Nevada ende vazhdojnë numërimin e votave

11 Nëntor 2022, 13:46| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 14:10

  • Share

1667935298_Votaamerikanee.PNG

Qytetarët në SHBA janë ende në pritje të përfundimit të proçesit të numërimit të votave në Arizona, Xhorxhia dhe Nevada, për të parë se kush fiton më së shumti ulëse në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, në garën mes Demokratëve dhe Republikanëve.

Për momentin, Republikanët prijnë në dy garat, me 49 ulëse të fituara deri më tani në Senat, me Demokratët që deri më tani kanë të konfirmuar 48 ulëse, pra një më pak, ndërsa edhe tri ulëse janë ende të papërcaktuara. Republikanët kanë nevojë për 51 vende për kontrollin e shumicës.

Demokratët do të kishin kontrollin në një barazim 50-50, me Zëvendëspresidenten Kamala Harris që do të kishte fjalën e fundit për të thyer barazimin.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, Republikanët prijnë bindshëm, ku deri më tani Republikanët kanë fituar 211 ulëse, ndërsa Demokratët 198. Për të kontrolluar Dhomën, njëra nga partitë duhet të ketë 218 ulëse.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në SHBA, Republikanët mes etheve të presidenciale 2024, Trump frikësohet nga fitorja e De Santis


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?