Arjan Ndoja mohon gjetjet e ONM para KPK: Largohem nga sistemi i drejtësisë nëse më gjeni kontakt me persona të përfshirë në krimin e organizuar!

29 Prill 2022, 13:56| Përditesimi: 29 Prill 2022, 14:23

  • Share

 

Prej 3 orësh, prokurori Arjan Ndoja ndodhet në seancën dëgjimore në KPK, ku ka ka mohuar përfshirjen në botën e krimit jashtë vendit me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Prokurori pretendoi se nuk ka është takuar me asnjë person të përfshirë në krimin e organizuar, dhe në rast se kjo provohet ai do të japë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Ndërkohë pretendimet e ONM ishin që vëllai i dy miqve të Ndojës është i përfshirë në krim të organizuar jashtë vendit.

“Jo vetëm nuk e njoh personin, por personi që më atribuoni si kontakt i papërshtatshëm me botën e krimit është i dënuar për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes në Itali dhe jo për krimin e organizuar. Edhe nëse do ishte i dënuar për krimin e organizuar, nuk e kam takuar kurrë këtë person dhe jam i gatshëm për të vënë në dispozicion të gjitha tabulatet telefonike. Nëse gjeni një moment që kam kontaktuar me telefon, email apo kam takuar një person të krimit të organizuar, unë vetëlargohem nga ky sistem”, ka thënë prokurori Arjan Ndoja.

Ndërsa për faktin se nuk ka formim të plotë për të qenë pjesë e prokurorisë së Durrësit, Ndoja tha se ka numër minimal të çështjeve të mbetura dhe i konsideron të gabuara gjetjet e ONM.

Ndoja tha se prokurorë të ngjashëm me të në prokurorinë e Durrësit kanë pasur nga 120 deri në 150 dosje, mjaft mbartje dhe janë certifikuar në vetting. Ndërsa ai vetëm për vitin 2021 ka pasur 450 dosje dhe ka një numër minimal të mbetjeve, afër 30 procese.


Lajmi kryesor:

I shpëtoi atentatit në 2019-n, Arjan Ndoja në veting, përplaset me përfaqësuesin e ONM! Jacobs: Ke kontakte me kriminelë! Prokurori: Paragjykim, ju e keni bërë më keq drejtësinë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?