Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, nuk i ndahet sistemit të drejtësisë. Pas këmbënguljes për t’u larguar nga drejtësia si gjyqtare, para se të përballej me procesin e Vetingut, Fullani ka nisur të ushtrojë profesionin e avokates. Zonja Fullani u largua nga Gjykata e Lartë në korrik të 2017, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë pa limit kohor, deri kur të zëvendësohej, ndërsa në me 29 janar të 2018 është regjistruar si person fizik pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të filluar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike private në profesionin e avokatit. Pavarësisht largimit nga Gjykata e Lartë, Fullani, sipas Komisionit të Vetingut, nuk e humbi statusin e magjistrates, pasi kishte të drejtë të shërbente si gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Për rrjedhojë, për Fullanin nisi Vetingu në mars të 2019.
Në pill të 2019, Arjana Fullani i dërgon një shkresë KPK-së ku njofton se nuk dëshiron të shërbejë më në drejtësi. Megjithatë, KPK-ja ka pohuar se ajo e gëzonte ende statusin e magjistratit. Çështjen e ka zgjidhur Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili me prill të 2019 vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për Arjana Fullanin. KLGJ e mori këtë vendim pasi zonja Fullani, kishte konfirmuar vullnetin e saj se ‘nuk dëshiron të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli as tani dhe as në të ardhmen’. Me këtë lëvizje, zonja Fullani evitoi jo vetëm përballjen me Vetingut, por në të njëjtën kohë shmangu edhe rrezikun e mundshëm të heqjes së të drejtës për të ushtruar profesionin e avokates. Ligji i ri për profesionin e avokatit, në nenin 13 pika ‘e’ parashikon ndalimin për t’u bërë avokatë të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë nga organet e Vetingut. Gjatë shqyrtimit të ligjit në vitin 2018, pati lobime dhe tentativa të hapura për ta hequr këtë nen, por pas këmbënguljes së ndërkombëtarëve, u miratua. Në këtë mënyrë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë dhe do japin dorëheqjen nga drejtësia mund të bëhen avokatë, ndërsa të shkarkuarit, jo.
Bazuar në vendimin e KLGJ për mbarimin e statusit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në korrik të 2019, vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për Arjana Fullanin. Në këtë vendim, KPK vendosi edhe shënimin: ‘Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”. Ndërkaq, edhe pse kishte deklaruar për KLGJ se ‘nuk dëshiron të emërohet si gjyqtare në nivel Apeli as tani dhe as në të ardhmen’, Arjana Fullani nuk është dakord me heqjen e të drejtës për 15 vjet për t’u bërë pjesë e drejtësisë. Këtë penalizim të parashikuar në vendimin e KPK (shkalla e parë e Vetingut), Arjana Fullani i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që ta shfuqizojë.
Po, që do kthehen në sistemin e Pa drejtësisë , jo vetëm kjo Arjana FULLANI , por edhe të tjerët një nga një , nuk ka dyshim dhe kot ju rren mendja . Detyrimet, që kanë patur ndaj gjithë këtij taborri të sistemit të Pa Drejtësisë gjatë këtyre 25-30 vjetëve PUSHTET-POLITIKA plus, ju kanë shtuar dhe ato të OLIGARKEVE dhe Kapove të MAFIOZEVE të të gjitha lloje trafiqeve e poshtërsive, do i detyrojnë këta ti fusin një nga një nga penxheret . Shërbimin e parë , kuptohet duke përfshi dhe atë ndaj vehtes e bënë me miratimin 100 % me 140 vota dhe 10 minuta duartrokitje të ligjit të VETTINGUT . Vunë në rrjesht me duartrokit edhe gjithë ambasadorët e përfaqësuesit e gjithë Organizmave Ndërkombëtare . Ligji i VETTINGUT , u tërhoq , u shkëly e u sakatu nga të gjitha palët , deri sa erdhi tamam në qokë , LIMONATE , sepse duheshin mbrojt me çdo kusht miqtë e sistemit të pa drejtësisë , por duhesh ruajtur edhe koka e guzicja e të gjithë atyre që i punuan qindin Shqipërisë e shqiptarëve , duke i grabit , sa s'ka mbet gjë në tefter. I keni ndigju, që, gjoja të përjashtuarit nga sistemi i Pa Drejtësisë , janë organizuar e kanë krijuar edhe shoqatë . Kanë filluar kërkesat e ankesat , dhe po shtojnë presionin . Ndaj kujt do thoni ju . Ato që kanë mbetur , janë po kolegët , shokët e miqtë e vet . Po fillojë politika me toleru me një dorë , ato janë hazër dhe do ngrejnë të dy duart . Paradokset më të mëdha të ligjit të VETTINGUT janë : 1. Bone, ç’bone , HIK , me ato që ke vjedh e abuzu , se nuk të kërkon njeri llogari, biles, me paret e abuzueme mund të shkosh e të jetosh ku të kesh kokrrën e qefit e të merresh me biznese sa të bëhesh telef .( E kemi në dorë vetë . Bojmë AMNISTI ne, që t’flejnë rehat me ligjin si jastik gjithë hajdutët , abuzuesit e mafiozët ) Shembullin e dha i pari , ish Prokurori i Përgjithshëm , që, mbasi abuzoi dhe me Pronat ku i kishin varë mëlçitë në qafë , po vuan familjarisht në mes të Gjermanisë . Të gjithë ato që hikën , janë duke vuajt për bukën e gojës, prandaj disa po duan me ju fut politikës e me u bo dhe deputetë , sa të hajnë një kothere bukë thatë . 2.Shumica , mos me thënë 100 % e të larguarve , patën një paradoks të pa konceptueshëm . Nuk qenë të zot me JUSTIFIKU edhe pasunitë që kishin VETEDEKLARU . Me gjithë atë po ju largojmë, e asgjë ma shumë . O DIO o MORES . Çfarë emri ti vejsh kësaj maskarade . S'do mend . Tek shporta me mollë , një kokërr e kalbur , prish gjithë shportën . Po kur kjo shportë paska patur 95 % kokrra të prishura , a thu ato 5 % që, kanë ndejtë , kanë punu , kanë dhënë vendime , e kanë hëngër e kanë pi bashkë, do jenë qelibar , e do I rezistojnë presioneve . Ishin pak më të shkathët në vetëdeklarime , e asgjë më shumë . Vettingu në Polici , largon me të parën një oficer me vlera dhe integritet si Arben FRASHERI , kur me qindra oficerë policie , policë gjygjësorë , e kontrollit rrugor i kanë pasuritë e abuzimit me detyrën në forma lokalesh e hotelesh nga ma lluksozet që mos e pyet . Po si do kalojnë VETTINGUN Pushtet-Politika ? Me Ligjin që miratuan me unanimitet asnjëherë si preket as qimja , e jo mo abuzimi . Me gjithë atë ja kanë nevojën edhe atyre që u larguan nga Sistemi i Pa Drejtësisë, edhe për mënyrën se si japing VERDIKTE , por edhe sepse çoç dijnë edhe ata nga yrneqet e abuzimeve të pa dënuara të PUSHTET-POLITIKES . Pra , jeni të bindur, që ata të larguarit do kthehen gradualisht , pa zhurmë e pa bujë , se na duhen . Pse mos ta fillojmë kthimin me FULLANEN ? Si thoni . Po apo jo ? Prandaj popullit të shkretë me të cilin është abuzu e vazhdon të abuzohet kur ju grabit e gjithë pasunia kombëtare , e vazhdon të grabitet me 500 mijë forma e konçesione , me grabitje taksash me tendera nga më abuzivët , PPP-të, etj , etj , kur pronat nuk kthehen e kompensohen , por edhe tek ajo mundësi me prona publike , po ngulen grataçielat e pallatet e pastrimit të parave të grabitura e të drogës ndërkombëtare të oligarkëve , mafiozëve e pushtet-politikës . As nuk duan tja dijnë e s’ja ndjen fare, se me këto grataçiela monstruoze , pa kurrëfarë kushtesh e kondicionesh urbanistike, po varrosin për së gjalli me qindra familje , të cilëve po ju heqin të drejtën e diellit , të dritës e të ajrit . Kriminela, që duke shfrytëzu pushtetin edhe të vjedhur , po mbysin popullin e thjeshtë duke i hequr të drejtat e liritë themelore . Populli ka mbi 20 vjet që vazhdon të grabitet e poshtërohet , e prap shikon po ato kriminela në dyert e pallatit të sistemit të pa drejtësisë . Po grabiten , po i vriten fëmija dhe akoma mbi gjakun e fëmijëve të tyre shikojnë se si luhen pa drejtësitë . Rinia , sidomos e shkolluar dhe me dinjitet e integritet nuk po duron më, e po largohen me tufa . E kanë mbyt vendin vetëm me biznes kafesh e pijetoresh , sepse aty vjelin të ardhura si me ja pasë lonë i jati . Prandaj , as mos e veni në dyshim, që të larguarit nga sistemi I Pa Drejtësisë do kthehen , sepse i duhen këtyre abuzuesve të Pushtet-Politikës me dalë pa lag . Për ditë e për natë maskarada e show nëpër të gjithë ekranet , sepse vetëm kështu mbysin çdo zë kundërshtues e të pa varur . Po shahen e po grihen me njeri tjetrin vetëm për hallet e këtij populli . Koka e politkanë 30 vjetësh , edhe nënat nuk ngetën pa pëgoju , ama , si nuk lëshuan të paktën një psherëtimë për gjithë atë atë rini që po vritet e sakatohet , apo për atë vajzë 20 vjeçare që ju këput jeta në mes të Elbasanit , jo vetëm nga një drejtues I pa përgjegjshëm , por si pasojë e pa përgjegjësisë ndaj detyrave KUSHTETUESE të një policie të tërë të drejtuar nga të pa aftë e të korruptuar . Mjerë ajo nënë e ai baba, që u detyruan të fusin ndën dhe , atë që duhet ta përcillnin nuse . Një nga pasojat . O Zot , mbaje dorën , se pushtet-politika ka hallin e showt nëpër TV. Ama , vetëm një NEN shtesë Ekstra tek ligji LIMONATE I VETTINGUT do i bënte një skanim të plotë të gjithë kësaj poshtërsie , krimi e abuzimi 30 vjeçar , duke realizuar TRANSFUZIONIN e plotë të komplet PUSHTET-POLITIKES tashmë të degraduar deri në qelizën e fundit . Ma kryesorja , do fillonte tu vendoste RREGULLI , e të funksiononte Shteti sipas RREGULLIT , e jo sipas interest e berihajit .
PërgjigjuKeto lloj mosntrash nuk heqin dore me rrjep popullin. Avokate zonja Turp. Si ka mundesi qe nuk eshte e afte te kaloje vetingun por eshte e gatshem te beje avokaten
Përgjigju