Arjana Kalaja, kandidate e PD-së në listën e hapur për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, premton shpërblime financiare për votuesit.
Ajo ka bërë diçka të pazakontë, duke filluar të shpërndajë publikisht para për ata që e votojnë, nëpërmjet një video-mesazhi që e ka postuar edhe në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, ku hedh edhe deklaratat dhe takimet elektorale që zhvillon me PD-në dhe në krah të Sali Berishës.
Ajo premton 3 çmime për fituesit e këtij 'konkursi' për votuesit e saj. Çmimi i parë me 1 mijë euro shpërblim, i dyti më 500 euro dhe i treti me 200 euro.
Fituesit sipas saj do shpallen 1 ditë para zgjedhjeve, pra më 10 maj, ora 19:00.
Por dukshëm kjo është një shkelje e ligjit zgjedhor dhe e penalizueshme. Kalaja nuk ka deklaruar burime e fondi dhe sipas procedurës i takon KQZ-së dhe Task-Forcës ta verifikojë nëse kjo është shkelje ligjore apo jo.
Postimi i Arjana Kalasë në FB:
“Voto 1. Voto Arjana Kalaja.
Për të vlerësuar mbështetjen tuaj, 3 ndjekës do të shpërblehen me:
1000€, 500€ dhe 200€.
Fituesit do shpallen më 10 maj, ora 19:00, në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Për të marrë pjesë:
1. Tag 3 miq
2. Komento: Voto 1, Voto Arjana Kalaja
3. Ndiq këtë profil
Fituesit shpallen me transparencë me 10 maj 2025”.
Komente

Ku i gjen keto leke kjo, dhe ku eshte SPAK?
Përgjigju