Arjana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të Primareve dhe menjëherë pas rezultateve deklaroi se fitorja u takon tradhtarëve. Hidhërimin për këtë proces nuk e fsheh me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shfaqet e revoltuar me ata që nuk e votuan, të cilëve u thotë se Zoti iu ka rezervuar një vend të sigurt në ferr.
“Mosmirënjohësve dhe tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend një vend të sigurt në FERR. Po të jenë dhe Sude, e kuptoni vetë ju. E mira e kësaj pune është se, në këtë jetë, herët a vonë, merren vesh të tëra”, shkruan ajo.
Arjana Kalaja ia kishte paraqitur faturën Berishën për një vend të sigurt në listat e deputetëve që para nisjes së procesit të primareve, por duket se doli e zhgënjyer nga primaret. Gjithsesi, Kalaja ka ende kohë për të ‘luftuar’ për një vend në listë, pasi kandidatët e primareve do të kalojnë fillimisht në filtrin e Berishës, i cili do të vendosë se kush do futet në listë, e madje vetë ka deklaruar publikisht se nuk ka rëndësi pragu.
Kalaja mori 153 vota në procesin e primareve, duke kaluar pragun prej 144 votash në Tiranë. Por, Arjana Kalaja pati rezerva duke thënë se fitorja ishte për tradhtarët, ndërkohë që qarkun e Tiranës një prej më të votuarve ishte Jorida Tabaku, që iu bashkia Berishës edhe pse doli kundër tij gjatë përplasjes me Bashën.
Postimi i Kalasë
Komente

Adriana nuk mund te jete deputete e vertete.Ajo eshte per rremuja.Prandaj te luftoje per teatrin.Lufte me mullinjt e eres.Populli e injoroj dhe do e injoroje.Duhet derguar ne psichiatri.
PërgjigjuE ka mbeshtet ne mitingje berishen fuqishem, besoj e meriton nje vend ne liste
PërgjigjuKa te drejte Kalaja. I rente pika Saliut. hahaha
PërgjigjuBurre shume I keq ky Adrian Kalaja. Nje te mire ka qe eshte fytyre burrerore.
Përgjigju