Shpeshherë Arjola Demiri ka qenë në qendër të akuzave nga ndjekësit se përdor photoshop në postimet që hedh. Aktorja ka reaguar disa herë. Përmes një “Instastory” ajo thotë se janë filtra, dhe se e do veten në inperfeksionin e saj.
“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë. Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar ajo.