E njohur ndryshe si rezidenca historike e Kastriotëve, vetëm 30 kilometra nga qyteti i Burrelit në kufi me Dibrën, kalaja Ilire e Stërlushit në Mat bëri bashkë këtë herë arkeologë vendas dhe të huaj.
Për Përgjegjësen e Sektorit të Turizmit, Trashëgimisë Historike dhe Arkeologjike në Bashkinë Mat, Suzana Kurti, nga të dhënat e gërmimeve arkeologjike është zbuluar se dikur ky vend ishte një zytezë që u quajt “Stelush”, por nga gërmimet u e mëvonshme u zbulua që quhej Varosh.
"Një fortesë e rëndësishme e periudhës së Mesjetës, sidomos në epokën e Skëndërbeut ku ai pasi u kthye në Mat 1443, i dha një rënësi të madhe fortifikimit të saj. Nga gërmimet arkeologjike, hodhi dritë mbi një aspekt të rëndësishëm, për një qyteëzë që shtrihet në këmbët e kësaj iliri, që quhej por në mesjetë del me emër tjetër kalaja e Varoshit, një kla që kishte jë shtrirje goxha të gjërë është një momënt i rëndësishëm historik për historinë e Matit", tha ajo.
Për arkeologun shqiptar Ols Lafe, dhe arkeologun e Universitetit të Amsterdamit në Hollandë, Gert-Jan Burgers, ky objekt historik duhet të kthehet patjetër në funksion të turizmit.
"Ajo që vëmë re është pasioni, entuziazmi për të integruar resurset natyrore me bukuritë e jshatëzakonshme natyrore natyroe që kjo trevë ka. Kur të diskutojmë me kolegët jam i sigurtë, që kjo kala ka potencialin për t’u kthyer në një pikë reference për të gjithë guidat turistike të Matit. Përmirësimi i infrastrukturës është një ndër pikat kyçe që duhet të ndiqen me prioritet", tha Ols Lafe – Arkeolog.
“Për mua ishte një eksperiencë fantastike. Ne nuk kemi qenë asnjëherë në një vend të tillë kaq të bukur. Gjithashtu dëgjuam për historinë e Skënderbeut.Mendoj që si turist kur e shikon këtë pamje është shumë e bukur. Nga ana turistike, ndonëse rruga ka nevojë të rregullohet më mirë. Por për mua nuk do të doja ta ndryshoja shumë, pasi duhet të jetë siç ishte më para. Nëse njerëzit janë të interesuar për historinë kanë muzeun në Burrel për të mësuar më shumë. Këtu është për tu kënaqur me pamjen dhe njerëzit e pëlqejnë. Mbajeni më shumë siç është tani dhe të mos bëhen ndryshime drastike në të”, tha Gert-Jan Burgers – Arkeolog.
Pjesë eguidës Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se brenda vitit të ardhshëm Mati do të ketë digjitalizuar guidë. turistike.
Kalaja ilire e Stërlushit daton prej periudhës së qytetërimit Ilir, ku sipas dorëshkrimeve dhe dokumenteve historike i përkasin shek të II-të para erës sonë.