Arkeologët në Korçë gjejnë gjurmë nga periudha e hekurit! Gërmimet në “Qafën e Barçit”, vendbanim i periudhës Ilire

22 Qershor, 21:12| Përditesimi: 23 Qershor, 10:17

  • Share

Një mur rrethues, qeramika me piktura “Mat” dhe struktura qytetare Ilire janë gjetur në “Qafën e Barçit” nga një ekip arkeologësh nga Instituti i Arkeologjisë dhe Universiteti i Montepellier. Ky është viti i tretë që ata kryejnë ekspeditë kërkimore për një vendbanim të periudhës së hekurit, i përdorur deri në periudhën Ilire, e që daton 2800 vite më parë. Drejtuesja e këtyre punimeve Rovena Kurti Ruka, tha se janë në fazën fillestare të zbulimeve.

“Kemi 3 vite që gërmojmë në këtë territor kodrinor të panjohur. Projekti është shqiptaro-francez. Ka disa vite që ka bërë kontroll sistematik në të gjitha anët e Korçës. Gërmimet na kanë treguar se kemi një vendbanim të qëndrueshëm që prej periudhës së hekurit. Nga faza e mëhershme kemi kulturë materiale. Në fazat e tjera kemi struktura që janë ndërtuar më pas. Është ndërtuar një strukturë katër këndorë dhe një e re e këtij viti është zbulimi i një muri rrethues të pjesë së tarracë së sipërme. Jemi në fillimet e eksplorimit të kasaj zone. Siti është banuar për herë të parë në periudhën e hekurit. Është një periudhë që e njohin shumë pak vendbanimin. Fillon në periudhën e hekurit dhe është përdorur në vazhdimësi edhe në periudhën qytetare ilire. Jemi ende në proces studimi”, tregoi drejtuesja e këtyre punimeve Dr.Rovena Kurti Ruka

Të dhënat premtuese për shtrirjen e këtij vendbanimi në kohë si dhe nga përmendja për herë të parë e këtij vendbanimi nga arkeologia Zhaneta Andrea në vitet 1960, shtynë kërkuesit të zhvillonin ekspedita në “Grykën e Barçit”, një pozicion ky strategjik edhe për banorët ilirë të vendosur aty.

“Bazuar nga materiali sipërfaqësor ajo na jep të dhënat e para arkeologjike. Ne vendosëm që kjo të ishte një nga qendrat që do të hulumtohej dhe rezultatet dolën që jemi në një vendbanim që është përdorur për gjatë. Është një zonë e mbrojtur natyrore. Është një luginë që të lejon akses me pellgun e Devollit. Jemi përqendruar në ekstremin lindor se kishim gjurmë. Kishim treguesin më të rëndësishëm. Kemi bërë dhe vëzhgime. Treguan se kemi një sit kompleks”, tha Kurti.

Gjatë kësaj vere priten edhe grupe të tjera arkeologësh që të vazhdojnë kërkimet në zona të ndryshme si Pogradeci, Maliqi dhe Korça.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?