Amfiteatri i Durrësit

Arkeologët nisin punën për zbulimin e plotë të amfiteatrit në Durrës

21 Mars 2023, 17:54| Përditesimi: 21 Mars 2023, 18:08

  • Share

Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.

Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se sondazhet po realizohen nga firma “Altea & Geostudio 2000”. Leja e ministrisë së Kulturës ka mundësuar punimet e firmës së licensuar për ndërhyrje të këtij lloji – tha Ramohito.

Specialistë dhe arkeologë po ndjekin nga afër punën që po kryhet në pjesën qendrore të amfiteatrit.

Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit të ndërtuar në shek II pas Krishtit. Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë.

Bashkia e Durrësit, ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të monumentit më të madh që është gjetur deri tani në vendin tonë.

Amfiteatri i Durrësit u zbulua në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Gjatë ekspeditave verore 1966-1970 u zbulua rreth 2/3 e monumentit, që ishte ndërtuar në periudhën e perandorit Trajan. Për hapjen e shkallareve dhe galerive autoritetet e kohës urdhëruan në pak javë prishjen e 33 shtëpive dhe transferimin e 50 familjeve, të cilat, pa e ditur, kishin banuar mbi një vepër monumentale 1900-vjeçare.

Megjithë kërkimet arkeologjike në hapësirën e amfiteatrit, në më shumë se 50 vjet nuk ka patur asnjë ndërhyrje me synim zbulimin e elementeve të tjerë të rëndësishëm. Projekti që pritet të zbatohet ka nisur me shpronësimet dhe kompensimet e familjeve që banojnë në pjesën veri-lindore të amfiteatrit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/03/2023 03:57

    Kur jetoja ne Shqiperi gjate viteve 90'disa miq turiste te huaj kishin vizituar amfiteatrin midis te tjerave dhe me treguan te shqetesuar se si banoret e atyshem merrnin gure nga amfiteatri per t'i perdorur per banesat e tyre qe i ndertonin perreth.U treguan me takt,se shume mire mund te kishin perdorur shprehjen e duhur per fenomenin-vjedhje,shkaterrim i qellimshem.Nuk e di nese ky vandalizem vazhdoi,apo nese inst.i arkeologjise dhe min.e kultures kane mbajtur ndonje raport te dokumentuar me hollesi per demet e bera gjate ketyre viteve ne kete dhe monumente te tjera.

    Përgjigju
  • Lui: 22/03/2023 11:27

    Më në fund u kujtuat. Amfiteatri i Durrësit është më i madhi në Ballkan dhe ndër më të mëdhenjtë në mesdhe.

    Përgjigju
  • Urbi et orbi: 22/03/2023 04:00

    Durresi qendra antike jona

    Përgjigju
  • Pompeo: 21/03/2023 23:22

    Dyrrahium Caput mundi!Epp Colloseum i Durazzo duhet të dalë në dritë, të mirëpresë vizitorë e turistë! Duhet një si Musolini në kohën e vet që nxorri në Dritë Fuori imperiali në Romë!

    Përgjigju
  • Finalmente: 21/03/2023 21:25

    Eh shyqyr qekan kujtuar me ne fund per dicka qe mund te sjelle turiste e jo per beton e shkaterrim natyre sic e kane zakon!

    Përgjigju
  • jusufi: 21/03/2023 19:46

    mos lejoni te ndertohet asgje ne durres mor maskarenj,,ne te gjithe durresin ka ndertime antike poshte 1-5 m thellesi....ju vrafte zoti mor pisa,,,bota ku ti gjeje rrenojat antike,,ne i kemi dhe nuk i nxjerrim ne drite.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?