Për të katërtin vit radhazi arkeologët janë rikthyer në sitin arkeologjik të Linit, ku po kryejnë studime mbi materialet e gjetura më herët. Ekipi shqiptaro-zivceran drejtohet nga profesorët Ardian Anastasi dhe Albert Hafner. Tashmë për arkeologët është krejt e qartë se vendbanimi palafit i Linit është 8 mijë-vjecar dhe i përket periudhës së neolitit të mesëm.
Adrian Anastasi shprehet se “kërkimet e palafitit përputhen me materialin arkeologjik. Ajo që ka rëndësi eshte percaktimi i datimite me karbon. Kemi të bëjmë me një fazë të hershme të Neolitit të Mesëm. Neoliti është periudha e qytetërimit të njeriut qe krijon vendbanime të qendrueshme. Ky vendbanim është ndër me te hershmit në Ballkan dhe Europë. Kemi gjetur nje gamë të gjerë enësh, si ene të tryezës, ene luksi, mbetjet e shtrojes se dyshemeve, etj”.
Palafiti i Linit është më i vjetri në Evropë sa i takon vendbanimeve në zonat liqenore, thotë profesori zviceran, duke theksuar se tashmë u mbetet të zbulojnë mënyrën e jeteses së njerëzve.
“Vendbanimi është 8000 vjeçar pra 6000 vite para Krishtit. Kjo tipologji sitesh arkeologjike për zonën e Alpeve është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO dhe janë shumë të pakta vendbanimet nënujore madje ishte i pari që u bë pjesë e listës së trashëgimisë botërore. E njëjta gjë vlen edhe këtu me këtë zbulim ku vlen të themi se vetëm në sitet ku kemi konservimin e drurit mund të aplikohet teknika e dendrokronologjisë. Kjo është metoda shkencore e studimit të unazave të pemëve që mund të përcaktojë me saktësi moshën e siteve arkeologjike duke përdorur informacionin e ruajtur brenda drurit të vjetër, tha Albert Hafner .
Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.