VLORE- Parku arkeologjik i Amantias është një ndër destinacionet më të bukura të turizmit historik në vend. Ndërtuar në shekullin e III Para Lindjes së Krishtit, Amantia ndodhet ne fshatin Ploçë, afro 40 kilometra nga qyteti i Vlorës.
Të apasionuar pas historise ne takojmë një grup turistesh specialë që vijnë nga Spanja, pjesa më e madhe e tyre arkeologë.
“Ne jemi arkeologë kemi ardhur me agjenci turistike dhe fokusi ynë janë sitet arkeologjike. Amanatia më pëlqen shumë, sidomos stadiumi. Do donim të kishte tabela apo sinjalalistikë orientuese, por gjithsesi ne kemi lexuar para se ta shihnim nga afër dhe mendoj se duhet të kryhen sërish gërmime arkeologjike. Deri më tani kemi vizituar Finiqin, Butrintin, Amantian. Do shkojmë në Apoloni, Amfiteatrin e Durrësit dhe Tiranë, me shpresën se do shohim Muzeun Historik Kombëtar para se të mbyllet”.
“Në udhëtimin e parë kam parë objektet e kultit, ndërsa kësaj radhe iu bashkova grupit të arkeologëve sepse dua të mësoj akoma më shumë për Shqipërinë.
Të vish në këtë stadium me keto shkallë të ruajtura mjaft mirë më dha një impakt pozitiv. Kam mbetur i suprizuar jo vetem nga ana historike por edhe nga peisazhi që rrethon parkun arkeologjik” thotë Carlos Aguajo, arkeolog.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri jam shumë i suprizuar, me malet me natyrën magjepse dhe me këtë park arkeologjik spektakolar, si Amantia”.
“Unë jam e apasionuar dhe ndaj ndjek grupet e arkeologjisë. Jam për herë të dytë në Shqipëri dhe më pëlqejnë sitet arkeologjike, por dhe kishat ortodokse, manastiret, natyra me detin dhe malet përreth. Sa e bukur është Shqipëria!
Kjo qendër e hershme Ilire, sot gjendet në 15 ha të Parkut Arkeologjik të Amantias.
Vepra më e ruajtur dhe trashëguar nga antikiteti, është stadiumi me rradhët e gurtë. Po kaq bazilika paleokristiane, tempulli i Afërditës dhe varret monumentale të nekropolit.