Kultura

Arkeologji/ Skanohet nëntoka e Lezhës, pas hartografimit nisin ekspeditat

10 Shkurt, 09:41| Përditesimi: 10 Shkurt, 10:19

  • Share

Ekspertët e arkeologjisë dhe gjeologjisë kanë nisur punen në terren për skanimin e Parkut Arkeologjik të Lezhës. Studimi përmes matjeve topografike po kryhet në një siperfaqe të gjerë në zonen përreth memorialit të "Gjergj Kastriotit", kalasë mesjetare të qytetit dhe akrolisit. Përmes këtij projekti synohet përcaktimi i zonave me potencial arkeologjik, për t’u hapur rrugë gërmimeve, për të nxjerrë në dritë historinë e qytetit 2400 vjeçar.

 “Ne duam të krijojmë nivele të ndryshme të skanimit pra të dimë se çfarë ka ndodhur në në kohën e Romakëve dhe si zhvillohet qyteti në Antikitet dhe më pas në Mesjetë”, tha Neritan Ceka, arkeolog.

“Po kryejmë një lëvim gjeofizik dhe presim të nxjerrim rezultate të mira, por ka disa anomali që mund të jenë shkaktuar nga objekte arkeologjike”, tha Altin Karriqi, gjeolog

“Duam të ndërtojmë një hartë të plotë që nga kalaja deri tek vendvarrimi i Skenderbeut”, tha Edmond Hoxha, pedagog

“Pas hartografimit pritet të nisin ekspeditat arkeologjike”, tha Paulin Zefi përgjegjes i trashegimisë.

Pas dokumentimit të zonave me potencial arkeologjik do të nisin ekspeditat, ku Lezha synohet të kthehet në epiqender të gërmimeve arkeologjike. Hartografimi dhe dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik në Lezhë, është një projekt që po zbatohet nga  Akademia e Shkencave me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe synohet të përmbyllet brenda muajit korrik të këtij viti.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • B*3: 10/02/2025 12:36

    BRAVO, BRAVO! Tregoni me prova historine e nje populli me trashegimi te madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?