Kultura

Arkeologu francez rikthehet pas 51 vitesh në Apoloni, Pierre Cabanes: Mos i ndalni gërmimet

28 Nëntor 2021, 22:06| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 15:49

  • Share

Arkeologu Pierre Cabanes, themeluesi i Misionit arkeologjik shqiptaro-Francez rikthehet mbas 50 vitesh në Apoloni.  Profesor Cabanes, sot 91-vjeç veçon i gjithë territori i Parkut të Apolonisë ka një histori qytetërimi që sot nuk njihet akoma.

“Për herë të parë kam ardhur në Apoloni në 1971. Ishte vizita ime e parë në Shqipëri i shoqëruar nga Aleks Buda dhe Skënder Anamali. Kisha lexuar shumë për aktivitetin e Leo Rojit  në këtë vend  të veçantë. Një vend i bekuar me histori, kulturë që na tërhoqi të vinim këtu”, tha arkeologu.

Profesori i arkeologjisë veçon se duhet të vijojnë gërmimet që brezat e ardhshëm të zbulojnë pasurinë që fshihet në Apoloni .

“Në 1992 kemi punuar krah për krah me kolegët shqiptarë. Kemi botuar katër vëllime të mbishkrimeve ku ka të dhëna shumë interesante e që nuk gjenden  gjëkundi. E rëndësishme është Apolonia, pa ekzagjerime e them se është një  nga çelësat që zbulon sekretet e lashtësisë të gjithë kësaj zone. Apollonia është një vend shumë i pasur e që akoma nuk është zbuluar sa duhet nga arkeologët dhe këtu ka shumë punë për të bërë për brezat e ardhshëm të arkeologjisë”, u shpreh Pierre Cabanes.

Pier Kaban arkeolog francez është drejtori i parë i gërmimeve franko shqiptare në Apoloni. Pierre ndodhet në Shqipëri në kuadër të Kuvendit Ndërkombëtar  të studimeve Albanologjike ku u nderua me dekoraten "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".   

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?