‘ARKETIP’, rrugët e memories ‘të trupëzuara’ në 25 veprat e artistit Viktor Ferraj

22 Mars 2023, 15:25| Përditesimi: 22 Mars 2023, 15:43

  • Share

25 vepra arti zënë vend në galerinë ‘Fab’. Janë imazhe të trupëzuara si ‘Arketip’, që prej kohësh flinin në nënvetëdijen e artistit Viktor Ferraj.

“Ideja fillestare ishte rivlerësimi i një lloj situate, brendie që më shumë se sa materiale është shpirtërore. Ndonëse kalon kohë, e ajo bëhet pjesë e jotjta ti nuk e vë re. Ndoshta pandemia e covid-19, krijoi momentin për të reflektuar rreth kësaj. Edhe pse puna me këto vepra kishte nisur më herët me këto mediume, në dimensione më të vogla, kjo ishte vazhdimësi, të paktën si stilistikë e parë që nga fillimet. Duke u nisur nga qeramika dhe duke vazhduar me realizime të tjera si grafika e piktura, deri tek skulptura e rrumbullakët”, shprehet Ferraj.

Skulptura të ndërtuara me teknikë mikse e materiale të ndryshme, prej letrës së publicitetit që artisti grumbulloi  gjatë periudhës së pandemisë, kur në banesën e tij, nisën të sendërtoheshin në art këto figura gati shpirtërore, ku në qendër vendoset gruaja...

“Kjo ka vlerë simbolike, nuk është thjesht çështje sensuale. Por mu krijua ideja, sikur kur je pranë asaj, je i mbrojtur. Ndoshta është nga historia e shtëpisë e familjes e gjithçkaje dhe ke nevojë ta personifikosh në një figurë të caktuar, siç ndodh me ikonat ose me idhujt. Kjo ishte mënyra për ta sjellë si diçka që mund ti referohesha qoftë estetikisht, ashtu edhe nga ana shpirtërore--”, shprehet më tej artisti.

Prej lojës së aviatorit, a një karrigie fëmijërie ku Ferraj përjetëson imazhin e ndjesitë përmes skulpturës jo të zakontë, ai mbërrin në tema si izolimi në punë, modelet e gatshme edhe përmes një ekrani e vështirësia për të çuar përpara, e mbajtur të lidhur familjen...

“Kisha një karrige të posaçme që ngeli për shumë kohë pa u përdorur dhe e shikoja që qëndronte aty, pa asnjë lloj përdorimi. Ndërsa në këtë formë, duket sikur kishte dinjitet, një shprehje. Kjo është një nga variantet sepse ka pasur edhe variante të tjera të realizuara. Po të njëjtin efekt ka pasur edhe ‘Aviatori’”, shprehet artisti.

Imazhet që përcillen në ekspozitën e artistit nuk i përkasin portreteve të përveçëm, siç thotë kuratori Petraq Papa të rizbuluara nga antikiteti e të harmonizuara me ndjesitë e Ferrajt ato përshkojnë rrugë të ndryshme të memories, por vijnë  edhe si pjesë e së përditshmes.

Ekspozita pret vizitorët deri në 30 mars.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?