Nderim Nexhipi

'Arkitekti' i dy titujve kampion, Nderim Nexhipi largohet nga Ballkani! Mësohet ekipi i ri

23 Qershor 2023, 14:56
  • Share

Nderim Nexhipi largohet pas dy sezonesh nga posti i drejtorit sportiv të Ballkanit në Superligën e Kosovës. 39-vjeçari në dy vitet e fundit ka qenë "arkitekti" i skuadrës nga Suhareka, me këta të fundit që fituan dy tituj kampion në Kosovë dhe luajtën në Europë. Veç afrimit të Ilir Dajës në stolin e ekipit, Nexhipi ia doli të marrë te Ballkani edhe emra të njohur të futbollit, me disa prej tyre që u transferuan edhe jashtë Kosovës.

"Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, që për shkaqe familjare, nuk mundet të vazhdojë qëndrimin e mëtutjeshëm në Kosovë. Duke e falenderuar për kontributin e çmuar në rrugëtimet tona të suksseshme, për të FC BALLKANI gjithmonë do të mbetet një shtëpi e hapur", njofton Ballkani.

Duket se Nexhipi e ka pasur të pamundur qëndrimin në Kosovë dhe për shkaqe familjare ka vendosur të largohet, duke i kërkuar drejtuesve një gjë të tillë. Manisaspor duket se do jetë skuadra e re e Nexhipit, me shkupjanin që do të marrë postin e drejtorit sportiv.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?