Arkitektura emblematike e Spanjës përmes fotografive! Arkitekti Santonja “sjell” në Tiranë Spanjën bashkëkohore

2 Nëntor, 13:56| Përditesimi: 2 Nëntor, 15:32

  • Share

Një seri fotografish të realizuara nga arkitekti Ricardo Santonja rrëfejnë evolucionin e një Spanje bashkëkohore, e cila në fund të shekullit të 20-të dhe në fillim të shekullit të 21-të ofron vizionin e një vendi që ende po avancon.

“Arkitektura i çon përpara vendet. Shihet dëshira e njerëzve për të përparuar nëpërmjet arkitekturës. Përmes këtyre arkitekturave do të shikoni se si Spanja kë kaluar përmes një tranzicioni dhe ka arritur përmes demokracisë një arkitekturë të vlerësuar në të gjithë botën.”, - shprehet fotografi dhe studiuesi Santonja.

Fotografitë u ekzpozuan për publikun në galerinë FAB, duke shënuar hapjen e Javës Kulturore Spanjolle në Tiranë.

Për ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba, çelja e ekspozitës “Arkitektura emblematike në Spanjën Bashkëkohore” është e rëndësishme edhe për shkëmbimet mes dy vendeve, në një kohë që sipas tij “Tirana po jeton një moment magjepsës nga pikëpamja arkitektonike.”

Fotografia si një mjet për komunikimin e punës njerëzore dhe e trajtuar si një art plastik nga fotografi dhe studiuesi Ricardo Santonja tregon një mënyrë të re të të kuptuarit të territorit spanjoll me ndërtesa emblematike dhe njëkohësisht një arkitekturë publike e private cilësore.

 

B.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?