Ardit Bido, drejtor i Arkivës Qendrore Shtetërore

Arkiva me kosto për studiuesit?! 10 lekë një dokument, deri në 5000 një foto, Bido: Studimi falas, tarifat drejt minimizimit

1 Shtator 2022, 16:10| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 16:12

  • Share

TIRANË- 10 lekë për printimin e një dokumenti. Kjo është shuma që duhet të paguajnë studiuesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Çmimi u përgjysmua dy muaj më parë. Reduktim të ndjeshëm pati edhe për fotot, ato me rezolucion 600 dpi dhe 1200 dpi, që aktualisht kanë kostot e përgjysmuara të  500 dhe 5000 lekëve. Por, janë pikërisht këto imazhe bashkë me të drejtën e publikimit që rrisin kostot e studiuesve.

“Praktikisht Arkivi është falas . Kushdo që vjen dhe studion dokumentet ska asnjë tarifë. Nëse do të marrësh dokumente për studim në shtëpi apo për koleksione  ka një pagesë  . Tarfiat në Arkiva janë shumë të ulta, janë përgjysmuar dhe do shkojnë drejt minimizimit po kjo lidhet dhe me të tjerë dinamizma”, thotë Ardit Bido, drejtor i Arkivës Qendrore Shtetërore.

Këtu bëjnë pjesë edhe studiuesit e institucioneve publike si Akademia e Shkencave apo Akademia e Studimeve Albanologjike, veçmas Instituti i Historisë, që i duhet të ketë një përdorim më të gjerë të këtyre materialeve. Mes këtyre institucioneve publike deri më tani nuk ka një marrëveshje për lehtësim financiar.

Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave aktualisht ka firmosur marrëveshje për lehtësim monetar hulumtimi ndër të tjera me institucione si Fakulteti i Historisë, Instituti “Lumo Skëndo”, Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Universiteti i Elbasanit etj.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?