Traktati i fshehtë i Londrës

Arkivi publikon 2 nenet që prekën drejtpërdrejt Shqipërinë: Si u copëtua vendi nga Traktati i fshehtë i Londrës

26 Prill 2023, 14:40| Përditesimi: 26 Prill 2023, 14:49

  • Share

Si sot, më 26 prill 1915, u firmos Pakti i Londrës. Italia nënshkroi Paktin e Londrës me fuqitë e Antantës, Britaninë, Francën dhe Rusinë.

“Traktati i Fshehtë i Londrës”, siç njihet ndryshe ky pakt në historiografi, ishte një ngjarje me peshë të madhe në historinë e Shqipërisë, pasi përfshinte plane për ndarjen territoriale të vendit. 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon në rrjetet sociale, dokumentet ku sillen 2 nenet që prekën drejtpërdrejt Shqipërinë. Neni 6, sipas të cilit, “Italia do të marrë sovranitetin e plotë mbi Vlorën, ishullin e Sazanit dhe territorin përreth”.

Neni 7 përcaktonte se, “pjesa qendrore e Shqipërisë është e rezervuar për krijimin e një shteti të vogël të pavarur autonom dhe Italia nuk do të kundërshtojë ndarjen e Shqipërisë së Veriut dhe Jugut midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë”.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 26/04/2023 15:42

    E sot Edvin shkjau shqipfolës do e copton Shqipërin edhe më Ken se atëherë…!

    Përgjigju
    • Ben1: 26/04/2023 16:25

      Perkundrazi,Arber,ai sot e ka bere Shqiperine me te madhe dhe me te forte dhe me plot miq,jo si sali shkjau.Lexo,mendo,kupto te ndricoheshO Arber delli.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?