Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës njofton nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm për ruajtjen dhe shpëtimin e materialeve të rrezikuara filmike.
Materialet filmike të rrezikuara dalin në pah për herë parë.
Ky projekt synon ndërhyrjen emergjente në arkivimin dhe konservimin e mijëra materialeve të çmuara që përfshijnë: filma 35mm dhe 16mm, si dhe qindra mijëra fotografi historike që ndodhen ende në gjendje të rrezikuar për shkak të kohës dhe kushteve teknike jo të mira.
Në këtë takim të rëndësishëm që do të mbahet nesër në orën 10:15 dhe që shënon një hap konkret për ruajtjen e kujtesës vizuale shqiptare, do të jenë të pranishëm:
- Akli Fundo, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës
- Eljan Tanini, Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit
- Prof. Gjergji Islami, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
- Stafi teknik i Arkivit të Filmit.
Takimi do të mbahet në në zyrën e Rektorit Fundo (mbi harqet e Korpusit).
Ky bashkëpunim ndërinstitucional është një thirrje për të gjithë ata që e ndjejnë filmin si pjesë të identitetit kombëtar dhe e konsiderojnë trashëgiminë vizuale jo thjesht si kujtim, por si dëshmi e gjallë e kohës.
Komente
