Në 75-vjetorin e krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ky institucion nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me Shërbimin Arkivor të Ukrainës.
Në fokus do të jetë kthimi në atdhe i dokumenteve mbi veprimtarinë e rilindësve shqiptarë në Odesa, apo vendbanimeve të tjera ë shqiptarëve në Ukrainë.
“Është nder dhe kënqësi që në kuadër të festimeve të 75 vjetorit të themelimit të Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave në të cilën janë pjesëmarrës të gjitha arkivat e rajonit të ballkanit edhe më gjerë ne e nisim me nënshkrimin e një marrëveshje të rëndësishme arkiv që i shërben vendit në shumë drejtime. Ukraina ka qenë një epiqendër e rilidjes sonë kombëtare. Përtej kësaj në ukrainë ka disa vendbanime në ukrainë që kanë ruajtur gjuhën. Sot krijojmë instrumentat për të shkëmbyer dokumentacionet për diasporën tonë shqiptare”,-wshtw shprehur Ardit Bido, Drejtori I Arkivit Shtetëror.