Dokumente të rëndësishme historike dhe kulturore do t’i nënshtrohen procesit të rikuperimit në laboratorin e restaurimit. Ardit Bido, drejtori i përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, prezantoi sot laboratorin e ri qendror të restaurimit. Por tanimë në këtë laboratorë nuk do të restaurohen vetëm materiale të rëndësishme për vendin tonë, por edhe materiale që u përkasin vendeve të tjera.
Problematikat në të gjitha arkivat ku ruhen dokumentacioni shqiptar është masiv edhe nis nga vendruajtjet. Ju e dini gjendjen katastrofale, në të cilën janë ruajtur dokumentet në gjithë këto vite të ekzistencës së arkivave. Nëse ne sot bëjmë laboratorin paralelisht bëjmë edhe vendruajtjet e reja të arkivave, që kanë nisur punimet në Shkozë, që do të jenë brenda të gjitha standardeve. Rrjedhimisht janë të lidhura këto.
Ardit Bido, drejtor i Arkivit të Shtetit
Bido më tej shton se dokumentet që janë rrënuar gjatë kohës nga moskujdesi janë të ndryshme.
“Në prioritetet që ekzistojnë në Arkiv janë normalisht dokumentet më të vjetra, që janë drejt degradimit final, me rëndësi historike kombëtare, për shkak të specifikave që kanë edhe që nisin të parat punë”. –thotë ai.
Laborator restaurimi në arkiv ka pasur gjithnjë, por sipas Bidos laboratori i restaurimit pa mjetet dhe trajnimet e nevojshme është më i ngadaltë.
“Bën një restaurim më të dobët edhe letra kërkon që të restaurohet shumë herë, por restaurimi i letrës shkatërron dokumentin”. –shprehet drejtori i Arkivave.
Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ram Manaj, tregon se në institucionin që ai drejton rreth gjysma e dokumenteve janë të parregulluara.
Ne fatkeqësisht kemi afërsisht gjysmën e dokumentacionit të parregulluar, afro katër mijë. Një sasi të parregulluar ende nuk dimë shkallën e dëmtimit, por është shkalla e dëmtimit, por është edhe kërkesa për dokumentacion.
Ram Manaj, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës
Për realizimin e këtij procesi në Arkivin e Shtetit janë trajnuar në Turqi 5 restauratorë, të cilët do të punojnë me dokumentet.