Arkivi: Pse ky qytet shqiptar krahasohej me Mekën dikur

27 Shkurt 2023, 22:56| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 23:01

  • Share

Sipas Arkivit Shtetëror, Elbasani krahasohej me Mekën dikur e kjo për faktin e xhamive të shumta. Arkivi sjell një postim në rrjetet sociale si kujtesë, Xhaminë e Agajit, duke shkruar:

“A e dini se Elbasani dikur cilësohej si një qytet i ngjashëm me Mekën?

Në fund të shekullit XVI në Elbasan numëroheshin jo pak por 46 xhami, të cilat ishin edhe nga më të bukurat e kohës së atëhershme.

Xhamitë e trashëguara në Elbasan janë dy llojesh. Faltore të vogla të ndërtuara me tavan e çati druri, që përbëjnë numrin më të madh të xhamive, dhe xhamitë sulltanore me kupolë, me vlera arkitekturore.

Kjo skicë që arkivi publikon sot i përket Xhamisë së Agajit të Elbasanit”. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 28/02/2023 12:29

    ELBASAN I BUKUR ELBASAN

    Përgjigju
  • Dhaskal Todri: 28/02/2023 11:27

    SkampaPolis ku kalonte via Egnatia,e Lumi i Afroditës (ShkumMbin)!

    Përgjigju
  • Pipi: 27/02/2023 23:28

    Rrofte Uzina Traktorit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?