Arlind Qori, drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Kandidatura e tij u miratua nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arlind Qori në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të punojë për qytetarët nëse merr besimin e tyre me votë.
“Me votëbesimin e Këshillit Koordinues të Lëvizjes BASHKË dhe inkurajimin e shumë qytetarëve, do të jem kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nëse qytetarët më mbështesin masivisht, zotohem që të gjitha forcat e mia morale, intelektuale dhe fizike t'i ushtroj në dobi të tyre”, ka shkruar Arlind Qori në Facebook.
Kandidatura e Arlind Qorit është e dyta për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, pas asaj të Ogerta Manastirliut nën siglën e PS.
Ndërkohë, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare vijojnë negociatat për të zgjedhur një kandidat të përbashkët.
Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë por dhe në 5 bashki të tjera të vendit, do të mbahen në datën 9 nëntor, sipas dekretit të Presidentit Bajram Begaj.
Komente

Nuk eshte qudi fiton zoti Qorri ! Tirana ka nevoje per parti te majte sociale per te shpetuar 700,000 pensionist ! Besoj do jete fitore e ngushte ne favor te zotit Qorri pasi Tirana mbahet per qytet intelektual
Përgjigju