Bota

Arma ‘e çuditshme’ që u përdor për ta ruajtur presidentin amerikan, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

17 Qershor 2021, 11:02| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 11:26

  • Share

Vizita e Biden në Evropë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për rëndësinë gjeostrategjike por edhe për mbrojtjen që u përdor.  Të hënën presidenti u takua me mbretin Philippe të Belgjikës,  në Pallatin Mbretëror në Bruksel dhe personeli i sigurisë në zonë u pa që mbante në dorë një armë anti-dron për të parandaluar gjithçka, nga fotot ajrore deri në përpjekjet për vrasje.

Fotografi i stafit të New York Times Doug Mills kapi foton e mësipërme të rojeve të sigurisë që dukeshin më shumë sikur ishin të përgatitur për një pushtim të huaj.

Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron mbaheshin nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni.  Arma që ka tërhequr vëmendjen e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

Media të ndryshme kanë publikuar pamjet e forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur këto lloj armësh. 

1623921952_1623920802arma2scaled1909x600.jpg

1623921962_foto.jpg

https://ads.gazetaexpress.com/www/delivery/lg.php?bannerid=30&campaignid=3&zoneid=43&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Farma-e-cuditshme-qe-u-perdor-per-ta-ruajtur-bidenin%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajme%2F&cb=73fbc4a97f

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?