Arma që mbron Ukrainën nga sulmet ruse po kërkohet edhe nga Serbia!  Vuçiç i kërkon Erdogan dronët e famshëm ‘Bayraktar’! Kosova do i marrë nga një tjetër shtet

10 Prill 2022, 17:16| Përditesimi: 10 Prill 2022, 17:31

  • Share

Dronët turq “Bayraktar” u bënë të njohur nga lufta në Ukrainë ku autoritetet u mbrojtën nga bombardimet ruse, po kërkohen edhe nga Serbia.  Vuçiç po konsiderohet nga Erdogani si konsumator i veçantë kur bie fjala për dronët “Bayraktar”.  

Sipas mediave turke presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur vetë me Erdogan, i cili e ka miratuar në parim kërkesën.

“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë.  

Dronët i do edhe Kosova, por synon t’i marrë diku tjetër. Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani e kishte vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll.Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së. Ndër tjerash, ai e pati përmendur edhe blerjen e dronëve nga Amerika.

“Po kemi diskutuar, këto janë në proces, jo vetëm dronat por edhe blerje të tjera. Jemi në koordinim e sipër për mënyrën se si do të funksionalizohen”, kishte thënë ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?